Mourinho e zgjedhë asistentin e tij te Chelsea

Jose Mourinho thuhet se është përcaktuar për asistentin e parë që do ta ketë tek Chelsea. Trajneri portugez nuk do të ndahet as këtë vit me Rui Farian. Mourinho ka punuar me Rui Farian në të gjitha skuadrat që ka qenë trajner, njëra prej tyre ishte edhe Chelsea.
Konfirmimi nga Real Madridi se Aitor Karanka do të vazhdoj te skuadra spanjolle, ka bërë që Mourinho ta ketë Farian tani si asistentin e tij të parë.
Mourinho dje qëndroj në Londër ku e shikoj ndeshjen finale mes Crystal Palace dhe Watford, në të cilën ndeshje ishte i shoqëruar nga Faria./Indeksonline/