Dortmund i bënë dy lëvizjet e para në treg

Borusia Dortmund i ka bërë dy lëvizjet e para në treg. Nënkampioni i Evropës e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit grek, Sokratis Papastathopoulos. Mbrojtësi i Werder Bremenit ishte mjaft i kërkuar nga shumë skuadra evropiane.
Në të njëjtën ditë, Dortmund e ka konfirmuar shitjen e mbrojtësit brazilian, Felipe Santana. Schalke 04 është skuadra që e ka blerë Santanan.
Gjatë kësaj jave Dortmund pritet të kompletoj blerjen e yllit të Ajax, Christin Eriksen./Indeksonline/