Mourinho i qetë

Jose Mourinho është duke i mbajtur emocionet nën kontroll, para se me Interin e tij ta takojë Chelsean, të mërkurën mbrëma, në garën e Ligës së Kampionëve.
Portugezi karizmatik kishte shokuar Anglinë me suksesin e jashtëzakonshëm, kur mori nën drejtimin e tij Chelsean, duke rrëmbyer dy tituj radhazi të Premier Ligës, trofe të cilin londinezët nuk e kishin parë me sy për 50 vjet me radhë. Për tri vjet, ai fitoi gjashtë kupa të rëndësishme, adhurimin e tifozëve, si dhe vëmendjen e madhe të mediave, duke u shndërruar kështu në ikonë të futbollit anglez.
Fati i ka vënë përballë dhe "Special One" do të ballafaqohet me “dashurinë që s’do të përfundojë kurrë”, siç e ka quajtur ai Chelsean, në luftë për garën europiane të futbollit.
“Nuk jam i frikësuar. Nuk jam nervoz. Nuk jam i ekzaltuar”, ka thënë Jose Mourinho.
Ai ka pohuar se takimin me Chelsean e sheh si çdo lojë tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Është ndeshje e madhe për Interin. Është ndeshje e madhe për Chelsean. Për më tepër, është ndeshje e madhe për Europën, sepse, në këtë fazë, nuk shoh edhe një tjetër takim të këtij dimensioni ”.
“Vërtet është ndeshje e madhe. Por, për mua, s’ka presion shtesë, s’ka nxitje shtesë”, është shprehur Mourinho.
“Ne jemi profesionistë. Unë dëshiroj të fitoj, ata dëshirojnë të fitojnë. Dikush do të fitojë, dikush do të humbë. Këtë e dimë, këtë e pranojmë”.
Chelsea nuk ka triumfuar asnjëherë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Interi nuk e ka fituar këtë trofe që nga viti 1965.
Por, pavarësisht nga rëndësia e posaçme e kësaj loje, Jose Mourinho ka thënë se nuk do të ketë rivalitet personal.
“Nëse lojtarët e Chelseas janë më të lumtur të më mposhtin mua sesa ndonjë tjetër menaxher, atëherë kjo është pikëlluese. Nëse unë jam më i lumtur t’i rrëzoj ata sesa dikë tjetër, atëherë ata kanë arsye për të qenë të pakënaqur me mua”.
Mirëpo, portugezi ka bërë të ditur se këtë filozofi nuk e pranon.
“Nuk e kuptoj këtë. Nuk do të ketë një presion të veçantë të këtij lloji”, ka thënë ai.
Midis Jose Mourinhos dhe Chelseas nuk ka fshehtësi. Ata e njohin njëri-tjetrin. Ai e di si luajnë ish lojtarët e tij dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë ata në fushë, ndërsa ata e dinë si i mendon fitoret ish trajneri i tyre dhe çfarë taktika është në gjendje të prodhojë mendja e tij.
Të dyja palët kanë pranuar se nuk e kanë të lehtë.