E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi i kënaqur me Leonardon

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, ka insistuar se trajneri Leonardo ka përkrahjen e presidentit Silvio Berlusconi.

Humbja e javës së kaluar nga Manchester United në Ligën e Kampionëve ka zgjuar kritika publike nga Berlusconi, ndërsa Leonardo u shpreh i gatshëm të jep dorëheqje.

Por, pas fitores në fundjavë në Bari, Galliani deklaroi : “Ishte një keqkuptim. Fjalët e presidentit ishin keqinterpretuar. Është zhvilluar një diskutim me trajnerin dhe gjithçka është sqaruar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›