E Shtunë, 31 Tetor 2026

SEEMO: Shqetësim për letrën e ambasadorit Dell

Organizata e Mediave të Evropës Jugore dhe Lindore (SEEMO), me seli në Vjenë, ka shprehur keqardhje për reagimin e tepruar të ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, ndaj publikimit të fotove me mesazhet në telefonat celulare, që qartazi tregonin për perfshirjen e tij në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli.

Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, deklaratat e diplomatëve amerikanë, në masë të gjërë, diskutohen dhe debatohen, dhe kanë ndikim të fuqishëm në skenën politike lokale, thuhet në deklaraten e SEEMO-s.

SEEMO është e shqetësuar se referenca e ambasadorit amerikan për akt të dyshuar të mundshëm kriminal, mund të ketë efekte negative në lirinë e mediave dhe mund ta rrisë presionin politik në media.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›