E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aparatura të reja në pediatrinë e QSUT

Tre panele te fluksit te oksigjenit, pese shiringa elektrike, si dhe disa aparatura te tjera, per llogaritjen e ilaceve citostatike, por edhe per mbrojtjen e personelit shendetsor, nga avujt toksike, i jane shtuar spitalit pediatritk te QSUT. Keto pajisje do te perdoren per femijet qe jane ne gjendje te rende nga semundjet e gjakut, apo tumoret dhe qe jane te shtruar prane sherbimit te onkohematologjise, pediatrike.

"Jane donacione te cilat do te sherbejne per te rritur cilesine e ofruar nga ne per pacientet tane. Prandaj ne emer te pacienteve dhe te stafit, e te prinderve te pacienteve te semure vertete shpreh mirenjohjen jo vetem per kete donacion po dhe mesazhin qe kjo kompani i transmeton kompanive te tjera private per te ndihmuar femijet e semure", tha Anila Godo, shefe e sherbimit te Onkohematologjise.

Keto aparatura jane dhuruar nga kompania celulare AMC. Drejtori ekzekutiv i AMC, Stefanos Oktapodas ka shprehur gatishmerine e tij personale por edhe te kompanise per te ndihmuar dhe mbeshtetur kurimin dhe sherimin e femijeve te semure qe trajtohen ne kete spital.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›