E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho rigjen Interin e Realin

Përgatitjet e para të Mourinho-s si trajner i Chelsea-t, mund të jenë përballë Interit e Realit të Madridit.

“Blutë” e Londrës janë ftuar në Kupën e Kampionëve Ndërkombëtarë (ICC), që është programuar të zhvillohet në 5 qytete të Shteteve të Bashkuara, nga 27 korriku deri në 7 gusht, kompeticion ku do të marrin pjesë edhe ish-skuadrat e portugezit. Një fillim impenjativ, që në ditët e para për Mourinho-n, i cili nuk do të donte të bënte një figurë të keqe, mbi të gjitha kundër “merenguesve”. Turneu do të rezervojë edhe rivalë të tjerë të mëdhenj për “Special One”: Milan ka pranuar zyrtarisht pjesëmarrjen, ashtu si dhe Valencia. Në “ICC” janë ftuar mes të tjerave edhe Juventus, Everton dhe Los Angeles Galaxy. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›