E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numrat 10 Messi si Maradona peson nderhyrje killer

Leo Messi po shfaqet gjithnje e me teper si Maradona. Jo vetem per klasin dhe talentin por tek asi i Barcelones po rishihet historia e ish-Djaloshit te arte. Te dielen ne mbremje librit qe permbledh te perbashketat e dy kampioneve iu shtua nje tjeter kapitull. Eumlshte episodi i nderhyrjes se rende qe pesoi Messi nga Ujfalushi ne fundin e sfides se fituar 2-1 nga katalanasit ndaj Atleticos se Madridit ne Vicente Kalderon. Te apasionuarve te futbollit ndoshta u erdhi ndermend nderhyrja e Gaikoetkseas se Atletik Bilbaos ndaj Maradones atehere 22 vjec aq sa eshte Messi sot. Ishte 24 shtatori i vitit 1983 kur mbrojtesi i Bilbaos pjese e historise per ate nderhyrje i shkaktoi nje frakture ne kembe Maradones. Ne ndeshjen e kthimit ish-Djaloshi i arte ishte serish ne kembe dhe kerkoi te hakmerrej. Gjithcka perfundoi me nje sherr te madh ndoshta me i madhi ne historine e futbollit. Per fat 27 vjet me pas per Leo Messin shkoi me mire. Per te parashikohet nje ndalese prej 15 ditesh. Dy kapitujt e tjere te librit te ngjashmerive jane shkruar prej kohesh dhe tashme dihen mire. I pari u shkrua ne 18 prill 2007 kur Messi ne ndeshjen e Kupes kunder Getafes rremben topin ne mesfushe shmang pese kundershtare dhe dergon topin ne rrjete. Tamam ashtu sic beri Maradona me fanellen e kombetares argjentinase ne Boterorin e 1986-s ndaj Anglise. Messit qe gjithnje e ka mbajtur Maradonen si shembull nuk i mungoi rasti te linte shenje edhe me nje gol me dore. Firmen e pare per nje shpikje te tille e ka pikerisht Diego. Serish ne te njejten perballje me Angline ne cerekfinalen e Meksikes lsquo86 ai realizoi me dore golin qe vulosi ndeshjen duke e quajtur me pas po vete si Dora e Zotit. Me 9 qershor 2007 ne ndeshjen e kampionatit kunder Espanyolit Pleshti perseriti te njejtin veprim si paraardhesi i tij. Tashme Messit i mbetet vetem te udheheqe kombetaren bardhekalter drejt lavdise ne Kupen e Botes. Pas kesaj nuk ka asgje tjeter per tia pasur zili Maradones. Rasti i duhur per te triumfuar ne Boteror ishte ne Afriken e Jugut me Messin ne fushe e Diegon ne stol. Por shkoi keq. Me siguri 22-vjecari ka edhe nje mundesi ne 2014-n kurse Maradona e humbi rastin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›