Eurozona edhe një vit në recesion
Bruksel- Recesioni në zonën e euros mund të zgjasë deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kur pritet rritje e ekonomisë.Kjo bëhet e ditur në raportin më të ri mujor të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në të cilin nuk përjashtohet mundësia për krizë të re bankare.
BQE-ja pret që ekonomia në eurozonë, e cila përbëhet prej 16 shteteve, sivjet të shënojë rënie prej 4,6 për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm 2010 për 0,3 për qind.
Anëtari i Këshillit të guvernatorëve të BQ Kristian Nojer deklaroi se prej gjysmës së vitit të ardhshëm, falë stimulimeve qeveritare, ekonomia botërore do të shënojë rritje.
Njëherazi ai paralajmëroi se papunësia në rritje do të mund të ketë ndikim negativ në konsumin me çka do të ndikohet në gjasat rritëse për përmirësimin e institucioneve financiare.