Mourinho synon het-trik në Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho ka insistuar se objektivi i tij kryesor me Real Madridin për sezonin e ardhshëm është të bëhet trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve me tre skuadra të ndryshme.
Strategu portugez ndërpreu dominimin e Barcelonës në La Liga duke triumfuar në edicionin e fundit me Real Madridin.
Por, vitin e ardhshëm synon të rrëmbejë kurorën kontinentale. “Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshme.
Tani pasi Reali fitoi ligën, objektivi për sezonin e ardhshëm është triumfi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mourinho për të përditshmen sportive spanjolle AS. Gjiganti madrilen ndjek kurorën e 10-të të kampionit të Evropës.