E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo ka shperthyer kunder Lionel Mesit

Nuk mundet të durojë më Kristiano Ronaldo. Superylli portugez u vu keqas në sedër nga tifozët danezë në ndeshjen që ekipi i tij fitoi 3-2 në Euro 2012, ndërsa ishte një ndeshje për t’u harruar për numrin 7.
Përkrahësit e Danimarkës në stadium thirrën disa herë në kor emrin e Mesit, pra një sfidë dhe ngacmim direkt për Kristianon, ndërsa Ronaldo është i vetmi që mund të pretendojë për t’i marrë argjentinasit kurorën e lojtarit më të mirë në botë.
Dhe lojtari i Realit u përgjigj para mediave. “Mesi? Ai vjet u eleminua në Kupën e Amerikës në këtë nivel, - ishin fjalët e tij, - madje u mund duke luajtur në vendin e tij. Kjo është më keq sesa unë, apo jo?
Ronaldo e mbylli duke thënë se “unë këtu po luftoj për të kaluar në fazën tjetër të Europianit”.
Pak kohë më parë, Kristiano kishte deklaruar se ishte më i mirë sesa Mesi, ndonëse Leo ka fituar 3 herë radhazi Topin e Artë të FIFA-s dhe “Frans Futbollit”.
Ndërkaq, Mesi shënoi 3 gola për Argjentinën në një miqësore ndaj Brazilit në kohën që nisi edhe Euro 2012, ndërsa Ronaldo deri tani cilësohet si dështimi i kampionatit.
“Unë ndihem mirë, ndonëse e di se mund të jap më shumë, - thotë portugezi, - do të firmosja që unë të mos shënoja asnjë gol dhe që Portugalia të dalë kampione e Europës”.
Portugalia ka ende shanse që të kalojë në çerekfinale të Kampionatit Europian nëse fiton me Holandën, pavarësisht nga rezultati i Gjermanisë me Danimarkën, ndërsa Ronaldo ende nuk e ka ndihmuar ekipin e tij me ndonjë gol, përveçse ka humbur disa raste të pastër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›