Vdes poeti Pano Taçi

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës të martën mbrëma ka vdekur poeti Pano Taçi.
Pano Taçi u lind në vitin 1929. I konsideruar si përfaqësues i poezisë lirike dhe erotike shqipe, Taçi ka lënë në proces botimi librin e tij të fundit me poezi “Muzgu Vjen Papritur”. Edhe pse si 14-vjeçar ishte pjesëmarrës i Luftës Nacional- Çlirimtare, ai burgoset në vitin 1947, i akuzuar për tentim-arratisje dhe për dashuri borgjeze.
Në pjesën më të madhe të jetës ishte i përndjekur dhe i persekutuar nga diktatura komuniste. Pas negocimit me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Instituti i të Përndjekurve Politikë arriti që të enjten poetit – që jetoi i vetmuar- t’i bëheshin homazhet e fundit në hollin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.