E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjelic: "Nuk e njohim Kosovën të pavarur"

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjelic, ka deklaruar se Beogradi nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka theksuar se problemi në vendkalimet mund të zgjidhet në të ardhmen e afërt por për këtë është e nevojshme ndihma e Evropës. ”Ne mundemi të zgjidhim çdo gjë përmes dialogut, bashkë me Gjermaninë, me OKB-në, nuk ka rrugë tjetër për paqe dhe të ardhme në Ballkan “, ka thënë Gjelic.

“Nuk ka model të përkryer por ne mund të gjejmë një model të veçantë për Kosovën dhe për Serbinë”, ka thënë më tej Gjelic.

Ai I është përgjigjur dhe pyetjes, nëse Serbia nuk do ta njohë Kosovën në kufijtë aktual.
“Natyrisht se jo. Nuk është e mundur që të njihet pavarësia e vitit 2008, por një zgjidhje ne bashkërisht mund ta gjejmë”, ka thënë më tej ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›