E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho te Reali, dështim apo sukses?

Eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve po vlerësohet në mënyra të ndryshme. Në parim gishti duhet të drejtohet tek Jose Mourinho për të cilin ndeshja me Dortmund sipas të gjitha gjasave ka qenë e fundit me Realin. Dilema mbetet nëse Jose Mourinho në 3 vitet e tij ka qenë sukses apo dështim te Reali.

Nëse përmendim disa rekorde që ka arritur me Realin në La Liga, mund të quhet sukses, por nëse shikojmë optimizmin e para 3 viteve dhe synimet për "La Deciman" në Champions League, atëherë del se është dështim.

Edhe më shumë thellohet teoria se Mourinho dështoj me Realin nëse shikojmë shpenzimet multimilionëshe që ka bërë që nga koha që ka marrë frenat e Realit. 345 milion euro blerje i ka bërë Jose Mourinho që nga koha që ai është timonier i Realit. Blerja multimilionëshe e Ronaldos dhe dështimi total me Leite Kakan i përkasin kësaj periudhe.

Jose Mourinho erdhi në Real Madrid për të ndalur dominimin e Barcelonës, por nëse vlerësojmë dy skuadrat spanjolle atëherë gjërat dalin ndryshe. Në këtë periudhë 3 vjeçare, Barcelona i'a mori 2 herë La Ligën(edhe kjo e sivjetme), ndërsa 1 herë Ligën e Kampionëve.

Mourinho mund të krenohet me vetëm një La Liga, atë të edicionit të kaluar. Largimi i Mourinhos duket shumë i afërt këtë edicion nga Reali, ndërsa pasuesi i tij mbetet dilema më e madhe./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›