E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neguesha, as e Realit, as e Balotellit!

Bukuroshja belge nuk do të jetë as në shtrat me lojtarët e Real Madridit, as në shtrat me Mario Balotellin. Kjo pasi që Fanny Neguesha është ndarë me futbollistin italian.

Si duket ka qenë pikërisht premtimi i Balotellit për lojtarët e Realit ai që ka nxitur Negueshën ndarjen me problematikun italian. Balotelli në një intervistë ka thënë se nëse Reali kalon në finale,ai do ti ofroj Negueshën në shtrat lojtarëve të Realit.

Qarkullimi tallës në media i emrit të bukuroshes belge ka bërë që ajo pak para ndeshjes Real Madrid-Dortmund të zyrtarizoj ndarjen me Marion. Në arsyetimin e saj thuhet se gjatë periudhës me të, ajo nuk ka arritur të i'a dal me Balotellin./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›