Vdes futbollisti i njohur

Njëri nga sulmuesit e shumëkërkuar këtë afat në futbollin evropian, ekuadoriani Christian Benitez ka vdekur në moshën 27 vjeçare. I njohur me nofkën "Chucho", sulmuesi ekuadorian vdiç pas një aksidenti në komunikacion.
Benitez vitin e kaluar ishte lojtari më i mirë në kampionatin meksikan te skuadra e Club Americas.
Chucho ishte i kërkuar nga Athletico Madridi, Malaga dhe disa skuadra të mëdha evropiane por që në fund u transferua te skuadra arabe El Jaish për një shumë të madhe parash.
Më herët kishte ishte edhe pjesë e Premierligës Angleze si lojtar i Birmingham Cityt./Indeksonline