E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi gjyqësor ndaj Alo Bares më 21 korrik

Vendimi është marrrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila disa ditë më parë ka veçuar çështjen e Bares nga ajo e të akuzuarit tjetër të "Bandës së Lushnjes",  Enver Dondollaku, i cili u procedua me formën e gjykimit të shkurtuar. Aldo Bare akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si organizatori dhe drejtuesi  i "Bandës së Lushnjes", e cila akuzohet për një sërë ngjarjesh  të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Shqipëri.

Aktualisht,  Aldo Bare ndodhet i arrestuar në Turqi, ndërsa autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në vendin tonë. Shumë nga të akuzuarit si anëtarë të kësaj bande kriminale, janë arrestuar gjatë këtyre katër viteve të fundit në disa operacione të organizuara nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Disa nga të pandehurit e kësaj bande tashmë janë dënuar nga drejtësia, ndërsa të tjerë, janë nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›