E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat e shumtë, nisin problemet; rriten prurjet në HEC-e

Prefekti i Shkodrës Maxhit Cungu ka deklaruar se ka rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në shumë, duke theksuar këtu zonën e nën Shkodrës. Ai tha se të prekura janë komunat, Dajç, Bërdic, Bushtat dhe Velipojë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka ngritur në gatishmëri forcat e armatosura për të përballuar çdo situatë emergjente. Kjo ministri bën të ditur se do të ndërhyhet në raste nevoje në zonat e prekura. Ndërkohë, reshjet e shumta kanë bërë që liqenet të tejmbushen, duke rritur ndjeshëm rezervat hidrike. Ministria e Energjetikës ka bërë të ditur rritjen e nivelit në liqenet kryesore nga ku prodhohet energji. Kështu, liqeni i Vaut të Dejës ka arritur në  75.4 m, ai i Fierzës ka arritur në 289.3 m dhe liqeni i Komanit ka arritur 174.5 metra.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›