E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbillen tek Parku i Liqenit 450 fidanë kumbulle

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet  tha se “me mijëra pemë do t’i shtohen kryeqytetit, duke filluar nga kjo zonë, zona e Parkut e cila është në transformim të vazhdueshëm” .Ai premtoi se Parku i Liqenit, do të shndërrohet në një mushkëri e gjelbër, tërësisht e ripërtërirë e kryeqytetit, në një hapësirë për të gjithë ata që duan të kalojnë kohë pa makina. Deri tani në Parkun e Liqenit janë mbjellë 900 rrënjë të reja pemësh (manjolë, mimoza dhe kumbulla) dhe gjatë këtij sezoni mbjelljesh do të vijohet me pjesën e mbetur (pisha, mimoza dhe kumbulla). Ndërkohë të dielën e kaluar me hapjen e sezonit të mbjelljeve , u mbollën 300 fidanë pisha në Parkun e Liqenit.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›