E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Nuk do të më shihni të zhveshur

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se nuk ka arsye që ai të blejë në janar, prandaj as nuk do të vrapojë lakuriq në stadium.
Italiani premtoi se do të dalë lakuriq nëse e thyen premtimin se nuk do të sjellë asnjë përforcim të ri në afatin kalimtar dimëror. Dhe ka përsëritur edhe një herë se do të mbajë premtimin.
"Ishte një paraqitje e mirë dhe Sturridge luajti shumë mirë. Pa Drogban, është e rëndësishme ta kemi atë në formë të mirë. Ai shënoi dy gola dhe kjo është e rëndësishme për një sulmues, të shënoi, por ai e meritoi atë".
"Kjo do të ngejë vetëbesimin dhe mundësitë e tij. Ai po ashtu ka shumë potencial dhe kualitete të shkëlqyeshëm dhe mund ta tregojë këtë në fushë gjatë janarit. Ne mund t'ia dalim mirë në janar pa lojtarët afrikanë. Dhe jo, nuk do të dal i zhveshur", ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›