Mourinjo i lirë të largohet nga Interi

Sipas "Tuttosport", Jose Mourinjo do të jetë në gjendje t'i bashkohet Real Madridit, pa i paguar Interit gjobën, nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve. Portugezi ka mohuar spekulimet se ai është duke u larguar nga Meazza edhe pse aludoi shpeshherë të kundërtën, ndërsa një gjobë në kontratën e tij e detyron atë të paguajë shtatë milionë euro nëse ai largohet në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, në fund të marrëveshjes shkruan se Mourinjo ka të drejtë të largohet nga Interi pa paguar dënimin, nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve. Ditët e kaluara trajneri ka thënë se ai do të mendojë për të ardhmen dy-tri ditë pas finales, ndërsa Masssimo Moratti me pohimet e tij se "nëse Mourinjo qëndron atëherë unë do të isha i befasuar", ka lënë të kuptohet që tashmë Mourinjo është thuajse trajner i Real Madridit.