E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lloris në krye të listës së Wengerit

Arsenali e ka vënë portierin francez Hugo Lloris në krye të listës për portier të ri, i cili duhet të transferohet këtë verë.

Sipas Goal.com, nëse Wenger nuk arrin të bindë Lloris të largohet nga Lyoni, atëherë ai do të kthejë vëmendjen drejt Andriy Pyatov, portieri më i mirë ukrainas.

Lloris kushton mbi 12 milionë paund, ndërsa është prioritet edhe për Manchester Unitedin, sidomos pas nderimit me çmimin si portieri më i mirë i vitit në Francë, për herë të dytë me radhë.

Wenger do të vendosë për transferimin e Lloris pas Botërorit, pasi që është duke u menduar mirë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›