E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, hetime për manipulime në dy ndeshje

Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur në mbledhjen e sotme që të hetohen ndeshjet mes ekipit të Kamzës dhe Turbinës si dhe mes Elbasanit dhe Bylisit.
Në një deklaratë për shtyp thuhet se për ndeshjet Kamza-Turbina dhe Elbasani-Bylis, të ngarkohen Inspektorët e Disiplinës të FSHF-së të bëjnë hetime për këtë ndeshje për manipulim të rezultatit për sigurim të avantazheve në klasifikim duke shtuar se relacionet e Inspektorëve të Disiplinës të paraqiten deri në mbledhjen e ardhshme të KDS-së në FSHF.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›