E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet supermafiozi Alket Rizai

Alket Rizai, i njohur si bashkëpunëtori shqiptar i kriminelit më të njohur në Greqi, i cili u arratis me helikopter nga një burg i Athinës në muajin shkurt,  ra në prangat e policisë pas disa muajsh kërkime.

 “Alket Rizai, 32 vjeç, u arrestua sot në mëngjes në lagjen athinjote, Grammatiko, së bashku me një miken e tij'', theksoi një burim policior për AFP-në.

Rizai u arratis në muajin shkurt nga një burg i Athinës i shoqëruar nga Vasilis Paleokostas, 43 vjeç, krimineli më i njohur në vend, duke u ngjitur në bordin e një helikopteri gjatë pushimit në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›