Për herë të parë studimi demografik shëndetësor
Sipas tij, "ky studim na shkëput njëherë e përgjithmonë nga empirizmi, qoftë në shpërndarjen e investimeve, qoftë në shpërndarjen e burimeve njerëzore dhe shërbimeve shëndetësore dhe na fut në rrugën e planifikimit të tyre".
"Kjo do të thotë të mos shpenzojmë para dëm atje ku nuk duhet në shërbimin shëndetësor", tha Vasili, duke shtuar se "ky ishte thelbi shumë i rëndësishëm që ky studim paraqiti sot. Nuk është thjesht studim, por një vlerësim kombëtar i gjendjes shëndetësore të popullatës shqiptare".
Të dhënat e studimit japin informacion të përditësuar mbi karakteristikat e familjeve, popullatës, migrimit, arsimit, lindshmërisë, planifikimit familjar, vdekshmërisë foshnjore, shëndetit riprodhues, sjelljes seksuale, etj. Studimi Demografik Shqiptar u zbatua nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ndërsa ka sjellë të dhëna të besueshme dhe të krahasueshme me standardet ndërkombëtare në lidhje me treguesit socialë.
Studimi nisi në muajin tetor të vitit të kaluar dhe faza e vjeljes së të dhënave në terren përfundoi në prill të këtij viti, ndërsa pas 2 muajsh do të publikohen dhe të dhënat përfundimtare të tij. Për realizimin e tij, në total u intervistuan 8994 familje dhe rreth 98 % morën pjesë në anketim.
Krahas informacionit të mbledhur nga intervistat në familjet, u kryen edhe matje antropometrike, testim i hemoglobinës dhe matja e tensionit të gjakut. Për studimin u punua me 12 grupe për intervistimin e familjeve në të gjithë vendin. Kjo mënyrë studimi aplikohet nga 120 vende të botës.