Mourinjo sulmon Juven para Barçës
“Të luajmë në Torino? Do të më pëlqente, por ka rregulla dhe kushedi, ndoshta ndeshja mund të luhet tjetërkund”, tha portugezi në lidhje me koret që tifozët e Juventusit kanë lëshuar në drejtim të Mario Balotelit.
Dhe më tej shtoi: “Kjo është një histori vërtet shumë e vjetër, nuk mund të bëj asgjë për ta ndryshuar. E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj me lojtarin tim, në mënyrë që të jetë më i qetë në fushë dhe t’i përballojë presionet”.
Megjithatë, në prag është ndeshja me Barcelonën, vendimtare për ecurinë e mëtejshme të zikaltërve në Ligën e Kampionëve. “Është një sfidë të cilën të gjithë futbollistët duan ta luajnë, prandaj, pasioni për të rrezikuar i pëlqen të gjithëve”, shtoi “I veçanti”.
Hoze Mourinjo duket fare i painteresuar në lidhje me mundësinë që talenti argjentinas i Barçës, Mesi, të mos jetë në fushë nesër: “Për mua nuk ndryshon asgjë. Si të jetë Mesi, Iniesta apo Pedro, në të majtë do të luajë Kivu”.