E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrin në 169 numri i të prekurve me A/H1N1

Autoritetet spitalore bëjnë me dije se numri i personave të prekur me viruses gripale stinore shkon deri në 12 mijë në javë. Specialistët thonë se jemi në prag të një epidemie, por situata është ende nën kontroll.

Mjekët thonë se kanë patur vetëm një rast në gjendje të rënduar shëndetësore, por pas ndërhyrjeve me medikamente gjendja e tij është përmirësuar. Bëhet fjalë për një 15-vjeçar nga Berati.

 "Jemi në situatë epidemie, numri i të prekurve nga gripi A/H1N1 ka arritur në 169. Rasti i pacientit nga Durrësi te Sanatoriumi është më mirë, ka dalë nga situata e rëndë ku ishte më parë", kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore. Çdo ditë në vendin tonë konfirmohen 2 apo 3 raste të infektuara nga gripi pandemik H1N1.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›