Mourinjo zgjedh “pasardhësin” tek Interi, Valter Zenga
“Ai është një trajner i zoti, i studion shumë mirë kundërshtarët. Nuk e dimë si do të luajë Palermo, prandaj jemi të përgatitur për gjithçk. Zenga pasardhësi im tek Interi? Nuk jam unë ai që vendos, por do të më pëlqente shumë”, u shpreh midis të tjerash trajneri portugez.
Dhe më tej vijoi: “Zenga është një mik, por të enjten do të jetë një “armik” për 90 minuta. E vlerësoj Valterin sepse është një mik i madh i një miku tim të madh (miqtë e përbashkët janë dy: Vigano dhe Sala). Prandaj, ai është edhe miku im, kjo është filozofia ime e jetës. Historia e tij si trajner është e ndryshme nga ajo e lojtarëve të tjerë të mëdhenj. Për të arritur këtu ku është atij i është dashur të bëjë xhiron e botës: SHBA, Arabi, Rumani, Jugosllavi. Prandaj e respektoj shumë”.
“I veçanti” kujton se VAlter Zenga rikthehet në shtëpinë e tij, ku kaloi 12 vite të karrierës si portier dhe tifozët do ta presin në mënyrën më të mirë: “Megjithatë, për 90 minuta do të jemi kundërshtarë”. Por Mourinjo “paralajmëron” Zengën: “Vlen e njëjta gjë si edhe për lojtarët kundërshtarë, kush shënon në portën e Interit, nuk mund të luajë me ne. Po ashtu, kush mund Interin, nuk mund ta drejtojë atë më pas”.
Duke kaluar tek ndeshja e nesërme, Mourinjo tha se gjatë këtyre ditëve skuadra është stërvitur mirë (“Edhe Baloteli”, thotë me një ironi të hollë). I vetmi lojtar i dëmtuar është Shnajder, kurse të gjithë të tjerët janë në rregull dhe janë stërvitur mirë, nga 27 lojtarë, 26 janë OK. Ndoshta Shnajder nuk do të luajë as në Kiev dhe mjekët thonë se ai mund të rikthehet për ndeshjen me Romën.
Dhe meqë ra fjala te Kievi, Mourinjo njoftoi se nuk do të aplikojë skemën e zëvendësimit të lojtarëve për t’i pasur të freskët për ditën e mërkurë. “Një lojtar i nivelit të lartë duhet të jetë gati, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, për të luajtur tre ndeshje në javë. “Turnover”-i im nuk e ndryshon strukturën bazë të skuadrës. Ndoshta ndaj Livornos do të ndryshoj 3-4 lojtarë. Ndeshja më e rëndësishme është ajo që e ka radhën për t’u luajtur”, nënvizoi numri një i stolit zikaltër.
Deklaratën e lëshuar nga Fabio Kapelo mbi trazirat që shkaktojnë tifozët ultras në futbollin italian, Mourinjo e komenton kështu: “Jam një trajner dhe jo një sociolog. Jam këtu prej një viti e gjysmë dhe nuk mund të flas për diçka që nuk e njoh mirë”.
Në fund, edhe diçka për tratativat që mund ta çonin Stankoviçin drejt Juventusit. “Ka qenë pranë Juventusit? Ai më tha se donte të qëndronte këtu”, sqaroi portugezi. Klaudio Ranieri, trajneri aktual i Romës dhe ish-trajneri i Juventusit, deklaroi para pak ditësh se operacioni ishte gati të finalizohej me sukses, por u bllokua për shkak të pakënaqësisë së tifozëve të “Zonjës”.
“Unë erdha këtu më 16 korrik të vitit të kaluar. Lojtari i parë me të cilin fola ishte Stankoviç. Për pak minuta ma bëri të qartë se donte të qëndronte këtu. Sidoqoftë, nëse një lojtar nuk vjen në skuadër sepse tifozët nuk e duan, kjo tregon se ai është një klub pa personalitet”, përfundoi deklaratën e tij për mediat Hoze Mourinjo.