Moussavi: Në Iran ka ende diktaturë
Lideri i opozitës në Iran ka deklaruar së fundmi se në këtë vend ka ende diktaturë. "Revolucioni islamik, ka dështuar në objektivin e tij për të eleminuar totalitarizmin", ka thënë me tej Mir Hysein Moussavi. "Në iran ekzistojnë ende rrënjët e tiranisë dhe të diktaturës", shtoi lideri opozitar. Këto deklarata dhe akuza nga ana e Mir Hossein Moussavi, u bënë me rastin e përvjetorit të rikthimit të Ajatollah Ali Khamenei, nga mërgimi.