E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen: NATO vazhdon angazhimin për stabilitetin e Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen deklaroi në Bruksel se aleanca do të vazhdojë angazhimin e saj për paqe dhe stabilitet në Kosovë si dhe për përfshirjen dhe integrimin e të gjitha bashkësive etnike në shoqërinë kosovare. Ishte kjo përgjigja e Rasmussenit, për pyetjen drejtuar nga gazetarët, nëse NATO-ja mbështet strategjinë e qeverisë së Kosovës për veriun e vendit. Rasmussen bëri të ditur se Kosova dhe roli i KFOR-it atje, krahas Afganistanit dhe çështjeve tjera të sigurisë, do të jetë një prej temave kryesore në takimin e ministrave të mbrojtjes, i cili të enjten dhe të premten zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Rasmussen ka thënë se NATO-ja mbështet planin e Zyrës Nndërkombëtare Civile në Kosovë për zgjerimin e pushtetit të Prishtinës mbi veriun e Kosovës. Ashtu si edhe në deklarata të mëparshme, gjatë takimit me gazetarët në Bruksel, Rasmussen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejshme të trupës së KFOR-it, pavarësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›