E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, shkon në 16 numri i viktimave në Ciudad Juarez

Numri i të vdekurve në të shtënat me armë zjarri në Ciudad Juarez të Meksikës ka shkuar në 16 , pas masakrës më të fundit në një nga qytetet më vdekjeprurëse në botë. Bëhet fjalë për ngjarjen që ndodhi gjatë festimit të një ditëlindjeje, kur u ekzekutuan dhjetëra të rinj, në një banesë në zonën pranë kufirit në El Paso, Teksas, në orët e para të se dielës. "Bilanci ka arritur në 16. Një nga të rinjtë e plagosur rëndë, vdiq gjatë natës dhe një tjetër prej viktimave vdiq këtë mëngjes-saktësoi kryebashkiaku i Ciudad Juarez, José Reyes Ferriz në një konferencë për shtyp. Ai gjithashtu inkurajoi qytetarët vendas për të dhënë informacione apo të dhëna përmes një sistemi të ri anonim. Tragjedia e ekzekutimit të të rinjve, shkaktoi tronditje të thellë në Meksikë, ndërsa dhjetëra trupa u gjetën të pajetë në ambientet pranë shtëpisë, ndërsa pellgje gjaku mbuluan shtëpinë dhe vendparkimet e makinave. Muret brenda shtëpisë ishin lyer me të kuqe dhe në to dukeshin shenjat e plumbave. Të 16 viktimat ishin të grupmoshës nga 15 deri në 20 vjeç. Ciudad Juarez është zona me përgjakjen më të madhe si pasojë e luftës dhe rivailtetit për drogën në Meksikë, pasi është edhe një vend tranzit për kontrabandën për në SHBA. Rreth 2.650 njerëz u vranë nga kjo dhunë në Ciudad Juarez vitin e kaluar. Meksika është rruga kryesore tranzit për SHBA-në, lidhur me kokainën që transportohet nga Amerika e Jugut dhe një vend prodhues në nivel të lartë të lartë të marihuanës dhe heroinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›