E Diel, 1 Nëntor 2026

Moxhi: Futbolli italian ka "vdekur"

“Të godas në drejtim të Abetes, tani do të ishte sikurse t’ia merrja tjegullën e fundit një shtëpie, që është shembur. Futbolli italian po rebelohet ndaj vendimeve absurde të një njeriu, që ngadalë, por sigurt, po e vret futbollin italian.

Dështimi për organizimin e “Euro 2012“, e “Euro 2016“, Sepp Blatter që ia jep prezantimin hapës të Botërorit 2010 Patrick Vieiras, dështimi i Donadonit në “Euro 2008“ dhe katastrofa e kombëtares italiane në Afrikën e Jugut. A është kjo e mjaftueshme? Jo.

Ne gjithashtu duhet ta shtojmë faktin se e kemi ndërruar trajnerin e kombëtares, përderisa tjetri ishte në krye të detyrës.

Këto ishin strategji vrastare të palogjikshme. Futbollit italian i ka ardhur në maje të hundës Abete, jo mua, që jam i së kaluarës, por kampionatit të futbollit dhe 20 presidentëve të saj. Lutem që dikush të na shpëtojë”, - shkroi Moggi në një nga opinionet e tij për “Tuttomercatoweb”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›