E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real, stërvitja e parë Murinjo përbën shou

Trajneri

Qiell me re, temperaturë ideale, fushë në kushte perfekte, tribuna boshe, tribuna e shtypit e dendur me gazetarë, fotografë e kameramanë të përgjumur. Ky është skenari i stërvitjes së parë të Murinjos në Valdebebas, qendrën sportive të Real Madridit. Ishin vetëm 10 lojtarë të skuadrës së parë të disponueshëm. Pra skena ishte e gjitha për të: fotografë të kapnin çdo shprehi, ndërsa portugezi flet rrjedhshëm spanjisht, bërtet, shpjegon, ndjek, sposton vëmendjen dhe lëviz me bllokun e bardhë gjithnjë në dorë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›