Barcelona shenjëstron Samuel, Interi dobësohet në mbrojtje
Përpara se të ulet zyrtarisht në stolin e Barcelonës, Gerardo Martino i ka bërë tashmë kërkesat e tij për merkaton e verës. Ai ka komunikuar me drejtorin sportiv Zubizarreta dhe ka parashtruar si prioritet afrimin e një lojtari që t'ia bashkëngjisë në qendër të mbrojtjes Pikesë. Markinjos dhe Tiago Silva ishin emrat e parë që qarkulluan në kampin katalanas, por duket se të dyja këto pista kanë rënë përfundimisht. Në skenë ka dalë Valter Samuel. Sipas trajnerit të ri argjentinas të Barçës, qendërmbrojtësi i Interit, ish-lojtar i Real Madridit, ka profilin ideal: futbollist me përvojë, karizëm të madhe dhe ruajtës i sigurt i zonës. 35-vjeçari argjentinas, i cili vesh fanellën e Interit që nga viti 2005, e mbaron kontratën me zikaltrit në qershor 2014.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)