Ançeloti: “Të gjithë me respekt për Murinjon”

www.albania-sport.com - Trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, këmbënguli se rikthimi i Hoze Murinjos në “Stamford Brixh” duhet të pritet me respekt nga tifozët londinezë, pavarësisht se në ndeshjen e parë blutë humbën 2-1 në “San Siro” dhe rrezikojnë eleminimin.
“Lojtarët nuk janë të shqetësuar aspak. Murinjo do të rikthehet dhe për të do të jetë një mbrëmje speciale. Unë mendoj se fansat do të tregojnë ndaj një respekt shumë të mirë, pasi ai e meriton për atë që ka bërë, por ndeshja do të jetë diçka tjetër. Të gjithë lojtarët, nga Çelsi dhe Interi, jaën të fokusuar në ndeshje, një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ata nuk janë të interesuar aspak në të gjëra të tjera”, - citohet Ançeloti nga faqja zyrtare e UEFA-s, Uefa.com. Te Çelsi në portë do të luajë portieri i tretë, Ros Tërnbull pas dëmtimeve të dyshes së parë të portierëve, Petr Çech dhe Henrike Hilario.
“Ne luajtëm shumë mirë kundër Interit dhe kundër Uest Hemit të shtunën. Por nesër ne duhet të bëjmë më të mirën tonë. Ne duhet të tregojmë futbollin tonë më të mirë, të jemi më mirë të organizuar dhe të përqëndruar. Ne jemi të sigurt se do të fitojmë nëse do të bëjmë këtë në fushë. Interi e ka treguar gjatë këtij sezoni është një ekip shumë cilësor”.
Çelsi ka arritur pesë herë gjysmëfinale në gjashtë vitet e fundit, por në edicionin 2005-2006, kur trajner ishte Murinjo dështoi në raundin e vdekjes ndaj Barcelonës: humbi 2-1 në Londër dhe barazoi 1-1 në Barcelonë. Interi nuk ka mundur ta kalojë kufirin e një të tetave në tri vitet e vitet e fundit, në dy sezonet paraardhëse dështoi me Mançester Junaitid dhe Liverpulin, dy skuadra të tjera angleze.
Bilbil gjerman për Çelsi-Inter
Çelsi-Inter, ndeshja e kthimit të një të tetave të finaleve të Ligës së Kampioneve 2009-2010 (16 mars 2010, ora 20:45 në “Stamford Brixh” të Londrës), do të arbitrohet nga gjermani Volfgag Stark. Ndihmësit e tij do të jenë Jan-Hendrik Salver dhe Mike Pickel; gjyqtari i katërt Kinhofer. Për Stark bëhet fjalë për ndeshjen e tij të gjashtë në Ligën e Kampioneve, e fundit është ajo Inter-Barcelona (0-0, më 16 shtator 2009). Precendetët e tjerë janë: Manchester Utd-Inter, 11 mars 2009 (2-0); Valencia-Inter, më 23 prill 2003 (2-1); Ajaks-Inter, 22 shkurt 2006 (2-2) dhe Inter-Arsenal, 25 nëntor 2003 (1-5).
Morati: “Më vjen keq për Balotelin”
Mario Baloteli nuk do të jetë kundër Çelsit në “Stamford Brixh”. Trajneri zikaltër Hoze Murinjo e ka pëjashtuar sulmuesin nga ndeshja kundër londinezëve. Në fakt, “Special One” ka folur se bëhet fjalë vetëm për një zgjedhje teknike. Për Balotelin foli edhe presidenti Masimo Morati: “Më vjen keq për të”. Në shtëpinë zikaltër ka një alarm për gjendjen shëndetsore të Shnajderit, por ai pritet të jetë nga minuta e parë kundër Çelsit. Në takimn e parë në “San Siro”, Interi fitoi 2-1.
Liga e Kampioneve
Të martën
Çelsi-Inter (1-2)
Sevilja-CSKA Moskë (1-1)
Të mërkurën
Barcelona-Shtutgard (1-1)
Bordo-Olimpiakos (0-1)
Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Të kualifikuar
në çerekfinale
Mançester Junaitid
Arsenali
Bajern i Munihut
Olimpiku i Lionit
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 15 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili