E Diel, 1 Nëntor 2026

Moxhi: Një vendim i marrë prej kohësh Lepore: Jo, u dha një vendim i qartë!

Një ditë pas vendimit, vijon beteja e fjalëve mes ish-drejtorit bardhezi dhe Prokurorisë në Napolit

“Jemi vetëm në raundin e parë, ishte një seancë e paramenduar. Dje (pardje) nuk kisha dëshirë të flisja, pastaj i ripashë gjërat më mirë dhe mendoj që t’i drejtohem apelit, duke shpresuar në një drejtësi që nuk është, në një drejtësi të vërtetë… drejtësinë hyjnore. Sidomos për ata që u kanë bërë keq shumë njerëzve”, ka thënë Luçiano Moxhi për Sky. Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e pallatit të drejtësisë napoletane. “Prokuroria e Napolit nuk krijon probleme false, ajo që ishte menduar u vërtetua. Nuk është e vërtetë që hetimet u kryen në një drejtim të vetëm dhe pavarësisht se këto hetime u përballën me mosbesimin gjatë rrugës së tyre,” deklaroi kryeprokurori Xhandomeniko Lepore. Gjashtëmbëdhjetë ishin dënimet me burgim, mes të cilave ato të për Bergamon, Paireton dhe De Santisin (një vit e 11 muaj). Një vit e tre muaj për Lotiton dhe Dela Valet. Tetë janë faljet për protagonistët e tjerë. Sigurisht që këto vendime kanë të drejtë të apelohen nga të akuzuarit. Pas leximit të vendimit që e ka dënuar në shkallë të parë me 5 vjet dhe 4 muaj, Luçiano Moxhi e la i nxirë në fytyrë sallën e gjykatës i shoqëruar me eskortë, duke thënë vetëm: “Nuk e prisja. Nuk kam dëshirë të bëj batuta”. Nga ana tjetër, prokurori Stefano Kapuano ka qenë i kënaqur: “Mendoj se gjithçka shkoi mirë”. Ish-përcaktuesit e gjyqtarëve, Paolo Bergamo dhe Pierluixhi Paireto, janë dënuar respektivisht me 3 vjet dhe tetë muaj dhe një vit e 4 muaj. Një vit e tre muaj për presidentin e Lacios, Klaudio Lotito e Andrea e Diego Dela Vale të Fiorentinës. Një vit për ish-drejtuesin e sektorit të gjyqtarëve të Milanit, Leandro Meani. Për të gjithë ishte hipotezuar krimi i mashtrimit sportiv. Përveç 16 dënimeve, kanë ardhur edhe tetë falje. Bëhet fjalë për ish-drejtorin sportiv të Mesinës, Mariano Fabiani, për ish-gjyqtarin Paskuale Rodomonti, për asistentët Marçelo Ambrozino, Silvio Xheminjani dhe Enriko Çenikola, për gazetarin e “Rai”-t, Injacio Skardina, ish-përcaktuesin e asistentëve Xhenaro Macei dhe ish-sekretaren e “Can”-it Maria Gracia Faci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›