Vendi i trajnerit, në dorë të Këstner
Shefi i zyrës së shtypit në FSHF, Lirim Zalla, ka pranuar se Lorenz Gynter Këstner mund të jetë shumë shpejt trajneri i ardhshëm i Shqipërisë. Sipas Zallës, Këstner ka biseduar me presidentin Duka dhe atij i është propozuar roli i trajnerit të kuqezinjve sipas kushteve të FSHF, të cilat Këstner ka pranuar t’i shqyrtojë. “Me Këstner tratativat janë në këtë pikë: ai është njohur me ofertën tonë dhe ne jemi një pritje të përgjigjes së tij,” ka deklaruar Zalla ditën e djeshme. Këstner ka drejtuar dikur edhe një prej lojtarëve kuqezi më të suksesshëm në Gjermani, si Altin Rraklli dhe ka marrë bekimin e tij, si një njeri me disiplinë të fortë dhe që kërkon shumë nga lojtarët.