E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moyes: Mezi pres të përballemi në Champions

Tekniku i Manchester United, David Mojes , mezi pret të hedhë në fushë 11 ushtarët e tij, për të luajtur në Ligën e Kampioneve. Djajtë e kuq do të kenë përballe skuadrën gjermane, Bajern Leverkusen, që përkon dhe me vitin e dytë  të teknikut skocez në fazën e grupeve. Ai është shprehur shumë i emocionuar për këtë aventurë të re.

“Unë jam shumë i gëzuar, çdo sfidë që kemi zhvilluar deri tani ka qenë një sfidë e re. Unë jam duke parë me vëmendje për tu përballur në Ligën e Kampioneve. Unë kam qenë më parë me Evertonin dhe nuk mundëm të bëjmë një paraqitje të mirë, por kjo do të jetë diçka ndryshe. Tashmë jam tekniku i një skuadre të madhe dhe do të përpiqem të bëjë mire, siç ka bërë vitet e fundit ekipi”

Më pas tekniku i djajve të kuq foli edhe mbi situatën e grupit të tij dhe paralajmëroi ekipin se duhet të punojë shumë, pasi s`do ta ketë të lehtë.

“Unë mendoj se të gjitha grupet janë të vështira. Mendoj se Champiosn League është bërë e ndryshme gjatë një apo dy viteve të fundit, dhe është bërë shumë më e vështirë për të dalë fituese në ndonjë grup. Ju mund të shihni situatën e shumë grupeve që janë të paparashikueshme, jo si në të kaluarën. Grupi jonë mendoj se është i vështirë sepse kemi një ekip shumë të fortë, nga Gjermania dhe nga Spanja, dhe do të luajmë edhe ndaj Shkhtar Donesk, të cilët kanë shumë përvojë në Champions Legue. E shohë si një grup shumë të vështirë”

Në fund tekniku i United foli edhe për Runin. Ai i ka vënë një cak Wayne Rooneyt, duke kërkuar 30 gola nga ai këtë sezon. 27-vjeçari shënoi golin e parë të sezonit nga goditja e dënimit  në ndeshjen e të dielës ndaj Crystal Palace.

“Do të përpiqem ta bëj këtë. Mendoj se edhe caku i Rooneyt do të jetë ta arrijë këtë. Shpresoj se ne po e fitojmë partneritetin kur njerëzit do të thonë, ‘Zot, ne duhet të luajmë kundër Robin van Persiet dhe Wayne Rooneyt’”. “Secili kërkon të shohë nëse këta dy mund të funksionojnë si partnerë dhe të shënojnë shumë gola. Më duhet të them se po ashtu kam Chichariton dhe Danny Welbeck. Danny ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›