E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka del me një mesazh për Milanin

Braziliani Kaka gjatë kësaj vere braktisi Realin dhe u kthye te Milani, te klubi në të cilën ka luajtur futbollin më të mirë në karrierë. Kishte thënë se më në fund është kthyer në shtëpi dhe se për një hap të tillë kishte vendosur nga dashuria që ka për klubin. Dhe, këtë e dëshmoi.

Në të vërtetë, Kaka kundër Torinos debutoi për herë të dytë për Milanin, mirëpo është dëmtuar dhe mund të pushojë një muaj. Për këtë shkak vendosi që gjatë kësaj periudhe të mos marrë rrogë.

Në faqen zyrtare të Milanit, Leite Kaka e ka lënë një mesazh për tifozët dhe për klubin:

“E keni lexuar në web faqen e Milanit për dëmtimin tim. Ishte vërtetë një ditë e vështirë për mua, sepse nuk e prisja në këtë moment një dëmtim të tillë. Për këtë, kam vendosur të mos e marrë rrogën time për këtë periudhë, sepse nga Milani dua vetëm mbështetje dhe përkrahje për t’u shëruar sa më shpejt. Deri në kohën kur të shërohem plotësishtë nuk do të marrë asgjë. Nga sot do të nis kurimin. Shpresoj që të jem sa më shpejt të jetë e mundur në fushë, për tu dhënë një kënaqësi më shumë juve dhe vetes”

Braziliani pritet të mungojë për rreth një muaj jashtë fushave, pas dëmtimit muskulorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›