E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte: Juventus nuk është ende gati për ta fituar Championsin

Në prag të sfidës së Juventusit ndaj Kopenhagenit, ka folur edhe tekniku Antonio Conte. Strategu bardhezi e ka konsideruar skuadrën e tij si një skuadër jashtë loje për Ligën e Kampioneve.

“Juventusi mund të quhet si jashtë loje. E dimë shumë mirë që Champions Ligë është një kompeticion i vështirë ku marrin pjesë skuadrat më të mira në Evropë dhe lojtarët më të mirë në botë. E kam provuar të fitojë edhe si lojtarë, por kam humbur edhe tre finale. Është një kompeticion shumë i bukur po shumë i vështirë. Do të hyjmë në fushë më të vendosur sepse kemi një vit më shumë eksperiencë nga viti i kaluar dhe kjo mendoj se është diçka e mirë. Siç e kam thënë gjithmonë fitorja arrihet me kohën, me punë dhe me vendosmëri nga të gjithë lojtarët, dhe me pak fat”.

Më pas tekniku bardhezi ju përgjigj edhe pyetjes që e shohin ekipin e tij si favorite për të fituar Ligën e Kampioneve.

“Unë nuk e di, nuk mund të them që Juventusi ka diçka me shumë se disa nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Drejtësia e vërtetë vendoset në fushë. Sezonin e kaluar sipas meje kemi zhvilluar një Champions Ligë shumë të mirë. Ishim të pafat, pasi në çerekfinale takuam një ndër skuadrat më të forta që e dëshmoi edhe në fushë. Do të kërkojmë të ëndërrojmë sa më shumë”.

Në fund Conte ju përgjigj edhe pyetjes lidhur me mundësinë e fitimit të titullit të tretë resht në Serinë A dhe të fitimit të Championsit.

“Ne kemi fituar dy kampionate dhe dy Superkupa. Katër tituj në dy vjet nuk më duket se janë pak. Në këto dy vjet kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme. Duhet të vazhdojmë të besojmë pasi kjo është e rëndësishme. Shpresoj që edhe në Evropë të ndodh e njëjta gjë, por duhet kohë. Ndonjëherë thonë se koha nuk e pret kohën”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›