E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjave golash per shqiptaret ne bote

Bekim Bala shënoi dy herë në Poloni për Jagiellonian.
Sulmuesi shkodran ishte vetëm njëri nga 5 futbollistët shqiptarë që tundën rrjetat këtë fundjavë, madje jo vetëm në Europë.
Bala u fut si zëvendësues në ndeshjen e Jagiellonias ndaj Ruh të Çorzhout, fituar 6-0 nga skuadra vendase.
Kjo nuk e pengoi atë të godiste dy herë.
Shkodrani është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij.
Ndërkaq, Hamdi Salihi ka shënuar në Kinë për skuadrën e tij Xhiangsu Shuntia, që humbi 2-3 në fushën e vet ndaj Tianxhin Tedasë.
Edmond Kapllani shënoi të shtunën për FSV Frankfurtin, që u mund 1-2 në fushën e Sent Paulit në Hamburg në kategorinë e dytë gjermane.
Ndërkaq, Armando Sadiku u kthye tek goli në Kupën e Zvicrës për Luganon e tij dhe po për Kupën zvicerane shënoi edhe Jahmir Hyka, dy javë pasi realizoi në Superligë për ekipin e tij, Lucernë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›