Moza, 10-vjecarja qe mban familjen
Pasi ka tentuar per muaj me radhe te lype ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", ka pare se konkurrenca ish aq e madhe, saqe ajo nuk arrinte te siguronte as leket e bukes. Keshtu, Moza 10-vjecare ka menduar qe te shkoje ne nje vend tjeter, ku ka shume njerez. Pasi e ka "pleqeruar" mire e mire me te emen, ajo eshte bere lypese prane Qendres Spitalore Universitare, "Nene Tereza". Ajo eshte e vetedijshme se aty nuk eshte vendi me i pershtatshem, nisur nga fakti se ne spitale perplasen hallexhinjte, megjithate, nuk kishte zgjidhje tjeter. Moza tregon vuajtjet e saj dhe luften per t'u ushqyer, duke kujtuar me keqardhje se ajo duhej te ishte duke ndjekur shkollen. Duke shume me e pjekur per moshen qe ka, dhe duket se pikerisht vuajtjet e kane pjekur para kohe vogelushen. Disa here ka dashur qe te nderroje "profesion", si per shembull te shese paketa e cakmake, por sipas saj duhen ca leke gjendje qe te furnizohet, dhe me pas te shese ato paketa qe ka blere. Kesisoj, Moza thote se e ardhmja e saj eshte pikerisht rruga, dhe asgje tjeter.
Lypja
Duket se vendi qe ka zgjedhur per te fituar buken e gojes, eshte aty ku te gjithe perplasen per halle dhe per te sheruar semundjet apo per t'u kuruar. Por Moza nuk duket se ka probleme me shendetin, por vetem sa te siguroje te ardhurat per te mbijetuar se bashku me te afermen e saj. E ka zgjedhur kete vend sepse eshte e bindur se duke pare shumat e medha qe njerezit paguajne tek mjeket apo infermieret, do i japin asaj nje lemoshe. Pohon se i eshte dashur disa here qe te ndryshoje vendin ky lyp dhe se ka ndryshuar "klientet" e saj. "Kam nje muaj qe lyp tek spitalet, pasi tek bulevardi, aty ku rrija me pare nuk po fitoja me leke. Ishin te pakte ata qe me falnin, ose me jepnin ndonje copez sanduici, apo ndonje cigare. Por ato nuk me duhen, une doja para per t'u ushqyer", pohon Moza. Ajo tregon se ka qene nje dite e rastesishme, kur bashke me te emen kishin menduar se nga spitalet mund te fitoje me shume para. Dhe nje gje e tille kishte ndodhur vertete. Qe prej asaj dite, ajo nuk i ndahet spitaleve dhe hallexhinjve, te cilet nuk e kursejne ndonje lemoshe per Mozen, ne shenje sevapi dhe shprese per ndihme nga Zoti. Edhe pse eshte duke folur, perseri doren vazhdon ta mbaje te shtrire para kujtdo qe kalon aty. Nderkohe, qe qendron me kenaqesi para objektivit te aparatit fotografik, duke menduar se nje dite fotoja dhe shkrimi per te, do i shkojne ne dore. Pavaresisht se nuk di te lexoje...Ndonese ka dale vone, ajo perseri i ka disa monedha ne dore, nderkohe qe thote se jane te pakte ata njerez qe i falin lek.
Vuajtjet
Tek e pyet per moshen, ajo pohon me gjysme zeri se eshte 10 vjece. "Mos me pyet nese jam ne shkolle. Nuk kam mundesi ta ndjek, edhe pse do te doja shume. Do te doja te shkruaja, te lexoja, te vizatoja, dhe pse jo, edhe te behesha stiliste qe te beja rroba te bukura", thote Moza, me nje veshtrim sikur do te thote qe eshte e vetedijshme qe jo vetem qe nuk do te shkoje kurre ne shkolle, porse do te vazhdoje te jete e leckosur. Ajo qe e vret me shume 10-vjecaren eshte perbuzja e te tjereve. "Pasaniket qe kalojne rruges me thone pergjithesisht fjali qe i degjoj dhjetera here ne dite", thote Moza. Ajo tregon se ka njerez qe e peshtyjne, e shajne ndersa i thone "Ik se s'kemi leke per vete". Ajo thote se do te donte qe te pakten njerezit te ishin disi me te sjellshem me te. Edhe pse eshte femije, edhe pse eshte lypese, ajo nuk duron dot kur e perbuzin. Te emen e ka te paralizuar, ndersa i ati i ka vdekur. Shtepine modeste qe kane pasur e kane lene ne firmat piramidale, pasi edhe ne ate kohe ata nuk ishin ne gjendje te mire. "Por, - thote Moza, atehere te pakten e kishim nje strehe". Tani kane "sajuar" nje barake ku kalojne netet e gjata, sepse ditet i kalojne rrugeve, duke u shtrire doren atyre qe kane mundesi t'i ndihmojne. Pervec ecejakeve ne spitale, per te lypur, Moza tregon edhe per kushtet ne te cilat jeton. "Shtepia" e saj ndodhet prane stacionit te trenit. Duke bere disa hapa te cilat nuk shkojne me shume se dy meter per se gjeri dhe tre per se gjati, Moza ka perfunduar duke pershkruar banesen ku ajo jeton. "Nuk eshte shtepi. Te dyja jetojme nje kasolle te cilen e kemi ndertuar vete me pjese te llamarinave dhe cilat i kemi mbledhur rrugeve dhe kazaneve te plehrave. Dhoma ku jetojme eshte shume e vogla sa per dy krevate qe fleme te cilet jane te vjeter dhe na i kane dhene ata qe kane nderruar shtepite. Po keshtu kemi edhe nje tavoline te vogel te cilet e kemi gjetur ne mbeturina dhe e kemi pastruar. Kurse rrobat i mbajme ne nje kuti. Keto jane ato qe kemi ne shtepi pasi ajo eshte shume e vogel dhe nuk mban me shume" nenvizon Moza. Duke u larguar, ajo shpreson qe ne ditet ne vazhdim do te kete me teper "lemoshe" qe ajo te siguroje buken e gojes per vete dhe po keshtu edhe nene. e saj te paralizuar.
QSUT, vendi ku perplasen gjithe vuajtjet
Por, nuk eshte vetem Moza ajo qe kete ambient e perdor per te siguruar buken e gojes. Duke qene se fluksi i njerezve ne kete zone eshte teper i madh, shume njerez kane menduar me menyra te ndryshme qe te fitojne buken e gojes duke shitur. Pas hyrjes se urgjences, nje grua e ulur pothuajse pertoke ka hapur carcafe, rroba gjumi, pizhame qe ua ofron pacienteve me nje cmim pak me te shtrenjte se tregu. Nderkohe qe shume te tjere kane hapur dyqanet e tyre ambulante dhe te levizshem duke tregtuar nga te gjitha llojet e frutave e lengjeve. Shume prej ketyre shitesve ambulante, te ofrojne edhe ushqimet e vaktet per ata qe shoqerojne pacientet. Nderkohe qe ne pavijonet e spitaleve, mund te veresh edhe shites te cilet te sjellin qe nga termometrat, e deri tek sendet me te domosdoshme. Po keshtu, edhe shume e shume lypes te tjere enden rrugeve te brendshme te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne Tirane. Por te pakte jane ata qe u hedhin syte dhe shume me ta pakte ata qe u japin ndonje lemoshe, ndonese uratat e tyre jane te pafundme dhe nga me te mirat. Kur i pyet kalimtaret nese u japin para lypesve, ata shprehen se kane shume halle te tyre dhe se numri i lypesve eshte shtuar se tepermi. "Nuk di kujnt t'i japesh me pare, duhet nje rroge e posacme per ta", ironizojne kalimtaret.