"Humbi PD, marr vendimin e duhur"

TIRANE - Kryeministri Berisha ka deklaruar per here te pare se ne rastin e nje humbjeje te mundshme te PD perballe socialisteve te Rames, do te merrte te gjitha pergjegjesite dhe vendimin e duhur qe i atribuohen ketyre pergjegjesive. Ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan, kreu i qeverise pasi ka bare nje bilanc te arritjeve por dhe te stopimeve te qeverisjes se tij tre vjecare nuk ka munguar te shprehe dhe garancine e nje vendimi te duhur dhe ne rastin e nje humbjeje ne zgjedhje, por duke besuar si gjithnje ne fitoren e forces politike qe perfaqeson, normale per lider partie. "Humbjen do t'ia atribuoja nje personi qe eshte Sali Berisha, mund t'ju them qytetareve se ekziston integriteti moral tek une per te marre vendimin e duhur ne lidhje me kete pergjegjesi. Por une mund te them qe humbja ime eshte e larget", ka qene deklarata e djeshme e kryetarit te qeverise, njeheresh te PD, Sali Berisha, ne pergjigje te interesimit te studenteve te ftuar ne studion e hapur. Nga ana tjeter, Berisha nuk ka munguar te garantoje te gjithe shqiptaret se zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem do te jene te ndershme dhe te rregullta dhe se ne votime do te shkohet me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. "Te gjitha zotimet jane se ky proces do te perfundoje para zgjedhjeve. Keto dite po behet gati mostra e pasaportes dhe kartes. Kapaciteti nuk eshte problem. Ne zgjedhje do te votojme me karta identiteti dhe pasaporta", ka deklaruar Berisha. Njeheresh ai i ka dhene pergjigje te gjithe interesimit per marredheniet e tij me kreun socialist Rama, te cilin e cileson kundershtar, por qe eshte i detyruar qe si kreu i partise me te madhe ne opozite te hyje ne marreveshje per probleme madhore. Ai ka perjashtuar plotesisht socialistet nga nje koalicion i mundshem, me argumentin se vendi nuk eshte ne krize, por dhe per faktin se tashme si shoqeri e maturuar, Shqiperia ka nevoje per opozite. Partine e Socialiste e perjashtoj teresisht. Pse e them kete? Vendi ka nevoje per opozite, koalicionet e medha, opozita behet me parti kryesore. Se dyti, Rama ka nje kontrate me bashkine e Tiranes, eshte pikerisht ajo kontrate qe ka percare opoziten. Se treti, si mund te futet ai ne Qeveri, une cdo delegacion qe vijne une ua sugjeroj qe te shkojne ne bashki te takojne opoziten. Cfare beri, i lemerisi, i tregoi breshkat nga arka", tha Berisha. Por ai ka mihuar te kjete komunikim te drejteperdrejte me Ramen. "Nuk kam, ai nuk komunikon dot me veten e tij, ka problem, nuk kam marredhenie dhe komunikim te drejtperdrejt. Sigurisht eshte kryetari i opozites, une s'mund ta bej pa te reformen zgjedhore dhe ai s'mund ta bej pa mua. Nuk me shkon mua qe te zhvleresoj faktorin kryesor dhe te vleresoj faktorin dytesor", tha Kryeministri. I cili, pavaresisht se nuk e mohon fakton se mund te takohet serish me Nanon, ai shprehet se marreveshje nenshkruan vetem me kryetarin e partise me te madhe opozitare. Ne te njejten kohe, Berisha nuk ka mohuar faktin se mbeshtet bashkine e Kryqytetit me fonde, sepse eshte kryeqyteti i vendit. Duke sulmuar Meten, ai deklaron se nuk do ta bllokoje kurre kryetarin e bashkise se Tiranes. "Cfare do te bej une me nje parti qe mbron Dushkun, tre vjet rresht duke bere lufte kunder Dushkut dhe tani ai do te beje referendum per Dushkun. Ndersa me Nanon une takohem prap, jo per diversion. Nuk ekziston asnje marreveshje. Nese do te thote dikush qe une do te bllokoj Ramen si kryetar Bashkie te Tiranes, une nuk do ta bllokoj Ramen ne bashki, nuk mundem", deklaroi Berisha. Nderkohe qe ne lidhje me koalicionin me PDK, ai shprehet se kjo parti ka probleme te cilat duhet te zgjidhen njehere e mire.
Me Topin, marredhenie korrekte
Kreu i qeverise eshte shprehur se pavaresisht nga ajo cfare thuhet, marredhenjet me kreun e shtetit kane qene institucionale dhe shume korrekte. "ne kam marredhenie fare korrekte me presidentin Topi. Keqardhja ime ishte se dy persona qe do te votoja me ndergjegje te plote nuk moren dot voten time. Une jam njeri qe pranoj pa asnjelloj zemerimi lojen politike. Ky moment e beri Parlamentin me demokratik", ka qene deklarata e Berishes. Nepermjet te ciles ka dhene pergjigje edhe per dekretet e rrezuar per anetaret e Gjykates se Larte. "Ne teresi i vleresoj marredheniet korrekte. Tani sikunder eshte normale qe cdo institucion te kushtoje kompetencat e tij ligjore. Te jeni te sigurt qe une kam vleresimin tim konstant per pavaresine e plote te cdo institucioni", eshte shprehur Berisha. Per te cilin eshte shume e rendesishme reforma ne drejtesi. Duke mos e marre kete element si nje perpjekje per uzurpimin e institucioneve.
Kryeministri: "Gerdeci", dija ime ishte zero
Nje nder ceshtjet mbi te cilat kryeministri Berisha ka qene me shume i investuar ka qene korrupsioni, i cili sipas tij eshte beteja e jetes se tij. Duke evidentuar arritjet e shenuara ne keto tre vite, ai nuk mohoi faktin se korrupsioni vijon te jete prezent ne Shqiperi. Por ai nuk ka mundur te dale nga qerthulli i pyetjeve te panelit te gazetareve ne lidhje me pergjegjesine e qeverise per Gerdecin. Duke mos u shprehur se hetimet do te nxjerrin pergjegjesin e kesaj tragjedie ku humben jeten 26 njerez te pafajshem, Berisha, eshte shprehur qarte se pergjegjesine administrative ai e ka marre. "Eshte Gerdeci korrupsion apo papergjegjshmeri, kjo eshte per tu pare. Kete duhet t'ia besojme te gjithe prokurorise, sepse kryeministri ka nje gje ne dore qe t'i jape te gjitha hapesirat prokurorise per te vepruar. Hetimin duhet ta presim me durim. I kam kerkuar dhe i kerkoj Prokurorit te Pergjithshem qe te beje nje hetim te plote dhe te pergjithshem. Nese ligjet e vendit do te pengojne ate ceshtje une jam dakord, por ligjet e ketij vendi nuk i japin akses Kryeministrit per kete ceshtje, kam pasur zero informacion per kete tragjedi", deklaroi Berisha. Nderkohe qe ai jep dhe shpjegime per perfoljen e emrit te djalit te tij. "Nese ti ngaterron Trebicken me Gerdecin jane krejtesisht te ndryshme. Djali nuk i ka derguar asnje kasete. Une degjova qe djali s'ishte. Emrin tim e qarkullojne ne menyre te pandershme. Mbrapa une marr vesh qe ishte nje bast se ai eshte djali i Kryeministrit. Ne nje kohe qe Trebicka e ka pohuar dhjetera here qe u bind qe nuk ishte ai", deklaroi Berisha. I cili ka m9ohuar te jete pasur faj per kete tragjedi, pasi ne rast se ministrit i shkonin 23 komunikata, atij i shkonin vetem 3 komunikata.
Pronesia, gati zgjidhja e problemit
"Problemi i pronesise eshte problemi me i rende dhe me i komplikuar ne kete vend. Se pari, fillon veshtiresia me 7501, ajo beri nje ndarje te njohur ne boten perendimore, bazuar ne projektin qe t'ia jepje atij kujt jetonte dhe punonte. Me i madh se Mali i Dajtit eshte mali i falsifikimeve te bera, absolutisht me i madh", eshte shprehur Berisha. Per te cilin ne 15 vite qendra dhe epiqendra te falsifikimeve te dokumenteve, nje fabrikim dokumentesh i paimagjinueshem ka qene ne kete vend. "Ne po merremi me vullnetin maksimum per zgjidhjen e kesaj. Problemi eshte se duhet ta nxjerrim sistemin nga korrupsioni, sistemin e prones. ALUIZNI eshte nje kontribut shume i madh dhe do ta nxjerre ne dimensionin me te qarte. Do te verifikojme te gjithe verifikim e titujve", tha Berisha, i cili paralajmeroi zgjidhjen e problemit.
Legalizimi dhe pronat e fese
"Une mund te them nje gje, qe kjo eshte reforma me e veshtire. Ne kemi kerkuar konsensus per verifikimin e titujve, por jo ato votojne kunder", eshte shprehur Berisha. Per te cilin asnje tapi nuk do te jepet pa u kompensuar me pare pronari. "Ju do te jeni. Vendimet e para te kesaj Qeverie do te jete kompensimi financiar. 3/4 e tyre jane me toka publike ose me tokat e tyre 1/4 e tyre eshte me toka te zena", tha ai. Nderkohe qe nuk ka lene pas dore as pronat e komuniteteve fetare. "E para, i kemi kthyer atyre, garantoj qe autoritetet qe kam pasur e kam shfrytezuar per autoritetet fetare. Ka ligje, ua kthen ligji atyr", ka deklaruar Berisha. Pronat e komunitetit fetar kane qene thembra e "akilit" ne te gjitha takimet dhe festat e organizuara nga keto komunitete. Njeheresh ai ka garantuar se do te kthehen me ligj dhe pasurite e tjera qe disponojne.
Reforma ne shendetesi, e veshtire
"Mund te them se reforma ne shendetesi eshte aty ku duhet te jete, pas proves, shendetesia eshte me e veshtira ne reforme. Une mund t'ju jap shembuj te shumte. Sigurimet eshte shtylla kryesore e reformes. Deri tani nje trup te shpartalluar qe ikte nga sektori publik", ka qene deklarata e Berishes. Duke paralajmeruar reforma te tjera ne sistemin e shendetesise. "Po shkojme drejt dyfishimit te rrogave te mjekeve, nese ti mendon se do te kesh shendetesine nese paguan infermieren 150 mije lek eshte shume e veshtire, sepse ka nje detyre shume te veshtire. Ka raste te shemtuara dhe kam folur me celular. Ka nje situate te veshtire dhe kemi percaktuar procedurat qe t'i bejme gjerat me zgjidhje sa me te shpejta", tha Berisha. Njeheresh ai nuk ka munguar te deklaroje qarte se sistemi i shendetesise do te perbeje prioritet dhe ne mandatin e dyte.
"Balla, nuk i fal provokatoret"
Duke marre persiper nje sere ceshtjesh, duke dhene sqarimet per te gjitha, Berisha nuk ka munduar te ike dhe nga nje koment i shkurter per incidentin e ndodhur muaj me pare me deputetin socialist Taulant Balla. Ai eshte shprehur se nuk fal provokatoret, nuk kerkon falje dhe nuk eshte mire qe te diskutohet me per te, pasi nuk merret me njerez pa vlera. Nderkohe qe ka garantuar njeheresh dhe mbeshtetjen per arsimin, si dhe ka komentuar fushaten e zgjedhjeve brenda PD. "Cdo anetar i Partise Demokratike mund te shpalle kandidaturen. Kjo eshte nje parti e standardeve. Anetaret e kryesise mund ta vendosin se kush do te zgjidhet", eshte shprehur per zgjedhjet ne Tirane. Nderkohe qe duke iu rikthyer edhe njehere reformave ai nuk ka munguar te deklaroje se nuk eshte i babezitur per pasuri, vetem per reforma e reforma.