E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trebicka", aksident i paster

TIRANE- "Kosta Trebicka ka vdekur ne nje aksident automobilistik". Ky eshte perfundimi i hetimeve te bera nga eksperti amerikan i policise se Virxhinias, Kevin Teter. Raporti i derguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka ardhur dje me ane te Ambasades Amerikane ne Tirane. Raporti i derguar ne zyren e Prokurores se Pergjithshme ka mberritur dhe ne Korce, ne duart e hetuesve qe po merren me kete ceshtje. Ky dokument eshte siguruar ekskluzivisht nga TV KLAN dhe per here te pare botohet ne gazeten "Koha Jone". Sipas burimeve zyrtare, mesohet se ne raportin e ekspertit amerikan, thirrur nga prokuroria jone per ndihme, theksohet se makina me te cilen udhetonte biznesmeni Kosta Trebicka, deshmitari kyc i ceshtjes "Gerdeci", ka bere nje kthese te forte. "Mjeti ka bere nje kthese te forte dhe me pas eshte batuar ne anen e djathte. Per pasoje ajo ka rene, duke zene poshte viktimen, i cili ka mbetur i vdekur ne vend", thuhet ne faqet e raportit. Raporti i Kevin Teter, erdhi me poste diplomatike nepermjet ambasades se SHBA-se ne Tirane, ku gjendej akt-ekspertimi autoteknik i makines dhe vendit te ngjarjes, ku u gjet i vdekur Trebicka.

Po dje, ky raport, iu adresua nga Prokuroria e Pergjithshme me poste sekrete grupit hetimor te prokuroreve te Korces, te cilet po hetojne zbardhjen e misterit te vdekjes se deshmitarit kryesor te ceshtjes se Gerdecit, i cili u gjet i vdekur pasditen e 12 shtatorit, ne aksin rrugor Lekas-Voskopoje. Kryeprokurorja nuk ka pranuar t'ia vere ne dispozicion kete raport perfundimtar prokuroreve te Prokurorise se Pergjithshme, pasi relatimi i dosjes "Trebicka", pritet te behet keto dite, prane institucionit qendror te akuzes nga grupi hetimor i prokuroreve te Korces. Mesohet se raporti ka nje volum te madh faqesh, ku eksperti amerikan i eshte pergjigjur me detaje te hollesishme te gjitha pyetjeve te bera nga grupi hetimor, si dhe pergjigje per ekspertimin auto-teknik te makines tip "Nissan" me targa TR 8843 J, bene me dije burime nga Prokuroria e Pergjithshme.

Vdekja e Trebickes, nga politrama

TIRANE- Ekspertet e Mjekesise Ligjore raportojne prane organeve te hetimit se Kosta Trebicka vdiq si pasoje e shembjes ne koke e gjoks, e ardhur kjo nga perplasja e makines me te cilen po udhetonte ne drejtim te Korces. Burime zyrtare prane Prokurorise se Pergjithshme konfirmuan mbremjen e djeshme se tre akt-ekspertimet e fundit te kryera nga Instituti i Mjekesise Ligjore i jane dorezuar grupit hetimor. "Ekspertet e Institutit te Mjekesise Ligjore, me kerkese te Prokurorise se Korces kane kryer tre akt-ekspertimet e fundit ne lidhje me analizat bio-kimike te kryera ne trupin e biznesmenit Kosta Trebicka. Ne perfundim te analizave te gjakut dhe lengjeve te marr nga organizmi i brendshem i viktimes, ka rezultuar se Kosta Trebicka, nuk ka qene i helmuar, as i droguar dhe as i alkoolizuar", thane burimet prane akuzes. Sipas tyre, ne kete perfundim kane arritur ekspertet e Mjekesise Ligjore te cilet kane dorezuar tashme raportin perfundimtar te akt-ekspertimit toksikologjik. Gjithashtu, ekspertet kane perfunduar edhe akt-ekspertimin e gjendjes shendetesore te viktimes Trebicka, qe sipas tyre rezulton se gjendja shendetesore e deshmitarit te aferave te municioneve, ka qene mire dhe nuk ka qene ky shkaku i aksidentit te ardhur me pasoje vdekjen e tij. Nderkaq, edhe akt-ekspertimi i gjurmeve papilare te gishtave te gjetura ne makine e gjakut te gjetura brenda ne makine, ka rezultuar se jane te viktimes dhe i njejte me gjakun e viktimes.

Mberritja e ekspertit amerikan

Eksperti i specializuar nga Virxhinia e SHBA-se, se bashku me nje koleg tjeter, qe pak dite me pare kishte kryer verifikimet e tij ne vendngjarje dhe pati takim me kryeprokuroren Ina Rama, kane qene pjesetaret e vetem te hetimit amerikan per kontrollin auto-teknik. Jane kryer dy ekspertime auto-teknike te automjetit, si nga perfaqesuesit shqiptare, ashtu edhe nga ekspertet amerikane. Sipas te dhenave, pas kryerjes se ketij kontrolli auto-teknik ka rezultuar se automjeti me te cilin udhetonte Kosta Trebicka ka qene i rregullt, per sa i perket anes teknike dhe te pjeseve xhenerike te tij.

PERPLASJA E AUTOMJETIT

PRANE LEKAS SHQIPERI

DATA E PERPLASJES: 12 SHTATOR 2008

KOHA E PERAFERT E PERPLASJES 12:30 PASDITE

OFICERI I LARTE K. J. TETER POLICIA E SHTETIT TE VIRXHINIAS

19 SHTATOR 2008

Me date 19 Shtator 2008, ne oren 09:30 te mengjesit, mberrita ne vendin e perplasjes se nje automjeti, i cili rezultonte ne fatalitet. Perplasja kishte ndodhur ne nje rruge dytesore me dhe, qe vazhdon paralel me rrugen kryesore e qe lidh fshatrat e Lakas me Voskopoje. Vendi i perplasjes eshte perafersisht 3 km ne jug te fshatit Voskopoje1. Perplasja ka ndodhur me 12 Shtator 2008. Perpara mberritjes sime ne vendin e perplasjes me kishin thene se reshjet e shumta te shiut kishin ndryshuar pamjen e vendit te perplasjes dhe kishin fshire shenjat e lena nga automjeti i perfshire ne aksident. Policia e Shtetit Shqiptar kishte kryer hetimet paraprake ne daten e perplasjes. Une pashe me kujdes fotot, nje video te bere daten e perplasjes, si dhe skicat e hartuara nga Policia e Shtetit Shqiptar.

Fotot dhe skicat tregonin nje automjet "Nissan Patrol" me kater rrota aktive, i cili ndodhej ne lindje te rruges dhe me fytyre nga jugu. Kishte gjurme te dukshme, qe nga vendi i ndalimit te mjetit, mbrapsht ne drejtim te veriut me nje drejtim te harkuar deri ne rruge. Ne kufirin lindor te rruges evidentuar si evidence nr.6, ndodhej nje pjese metali e palosur. Evidenca nr.5; perfshin nje telefon celular, shishe plastike, nje Shotgan Benelli pjese te xhamave te stopave te pasem te nje makine te kuqe, nje shishe uji, tre canta dhe fragmente xhami. Ne nje distance te shkurter ne veri te

e evidences nr.5, ndodhej trupi i viktimes. Viktima ishte i shtrire ne kurriz me demtime te dukshme ne koke. Viktima ishte i shtrire pingul me rrugen, me koken ne kufirin perendimor te saj. Direkt pas anes jugore te trupit te viktimes dhe menjehere pas kufirit perendimor te rruges, gjendej nje zone e vogel qe permbante xham te thyer automjeti. Ne nje distance te shkurter ne jug nga xhami i thyer i automjetit, kishte gjurme te lakuara qe te conin nga kufiri perendimor i rruges mbrapsht ne jug, Une i identifikova keto gjurme si gjurme shmangie nga karakteristikat e gjurmes se lene me rreshqitje. Keto gjurme lakoheshin nga kufiri perendimor i rruges dhe ne drejtim te jugut per ne pjesen lindore te kufirit te saj , si shquhet ne vizatimet, fotot dhe ne video.

Rruga perbehej nga dhe e gure. Konturet e rruges mund te pershkruhen si nje shteg shume i perdorur nga trafiku i automjeteve. Rruga harkohet 1 elite me drejtim poshte dhe eshte e anuar ne drejtim te lindjes.

Me daten 19 shtator 2008, perafersisht ne oren 11:00 te mengjesit mberrita ne zyrat e Policise se Korces. Atje pashe ekzaminimin e automjetit nga policia lokale. Automjeti i perfshire ne perplasje eshte nje "Nissan Patrol", automjet sportiv me kater rrota aktive dhe me ngjyre te kuqe. Numri i identifikimit te automjetit (shasia) eshte JN10KYY60U0863743. Targa e automjetit ishte TR 8843 J. Automjeti eshte i regjistruar ne emrin e viktimes ne kete ceshtje Kosta Trabicka. Nuk kishte nje vit prodhimi te stampuar ne pllaken identifikuese te automjetit. Gomat qe operonin ne automjet ishin Roadstone Radial A/T7 masa LT235/85.R16. Te gjitha gomat kishin komardare dhe ishin te fryra. Ishte evidente qe ky automjet kishte qene modifikuar duke hequr strukturen e tavanit te pasme dhe duke i shtuar nje tub hekuri te lehte ne peshe. Pjesa e tavanit te perparem ishte e hapur dhe e rrethuar me te njejtin tub hekuri qe ishte shtuar, (Shiko fig.l),

Parafango e pare ne anen e majte ishte e shtremberuar. Mbulesa e parafangos se perparme te anes se majte ishte e shtypur ne drejtimin poshte. Parafangoja ishte gjithashtu e shtypur ne drejtimin e pjeses se pasme te automjetit duke penguar deren e shoferit qe te hapej lirisht dhe plotesisht Goma e perparme e anes se majte kishte gervishtje. Rrota e perparme e anes se majte kishte bar te shtypur ndermjet gomes dhe diskut, (shih fig 2). Parafango e prapme e anes se majte dhe mbulesa e saj ishin te shtypura ne drejtim poshte. Pjesa e pasme e parafangos se pasme te anes se majte kishte demtime perreth, stopit te pasem dhe kishte te thyer xhamin e pasme te anes se majte. Parakolpi i pasme i anes se majte ishte i perkulur nga brenda/ (shih fig-3). Mbulesa e parafangos se pasme te djathte ishte e demtuar. Zona e pasme e anes se djathte, direkt siper stopit te pasme kishte demtime ne formen e gervishtjes se bojes. Goma e pasme e anes se djathte tregonte shenja ferkimi ne anen e jashtme, (shih fig4). Parafango e pasme e anes se djathte menjehere pas deres se pasagjerit ishte e demtuar. Dera e pasagjerit ishte e shtypur ne drejtim nga brenda ne pjesen poshte dritares, (shih fig 5). Pasqyra e deres se pasagjerit ishte e kthyer ne drejtim nga brenda dhe xhami i pasqyres ishte i thyer. Zona e tavanit te automjetit te anes se pasagjerit ishte e shtypur ne drejtimin poshte dhe paksa e shtyre drejt anes se shoferit. Parafango e pare e anes se djathte ishte e demtuar pergjate pjeses se siperme dhe mbulesa e parafangos ishte e shtypur per poshte, (shih fig 6). Goma e perparme e anes

se djathe kishte shenja gervishtjeje rreth anes se jashtme se gomes. Kofano e automjetit ishte e demtuar ne anen e pasagjerit dhe permes pjeses se perparme me shenja te fresketa gervishtje dhe ishte e perkulur nga Brenda. Xhami i perparme ishte i thyer kryesisht ne anen e pasagjerit. Nje ekzaminim i rripit te sigurimit nuk tregoi evidence te perdorimit te tij pasi s'ishte i paster nga dheu' dhe mbetjet e tjera ne materialin e rripit te sigurimit. Te gjitha ferrotat u ekzaminuan dhe rezultoi se kishin trashesine e duhur. Pedali i frenave punonte normal. Leva e frenave te dores u terhoq ne pozicionin maksimal, megjithate frenat e dores s'ishin efektive. Lengu i timonit hidraulik ishte ne nivelin e duhur per operim. Sistemi i drejtimit operonte plotesisht ne te dy drejtimet pa pasur kufizime.

Ne vazhdim te ekzaminimit automjeti u ndez dhe u provua per te testuar marrjen e shpejtesise dhe frenimin. Automjeti mori shpejtesi normalisht dhe te gjithe frenat funksionuan sic duhet. Pas nje ekzaminimi se te gjithe evidencave qe m'u treguan apo i ekzaminova vete ne kete rast, opinioni im eshte se automjeti i perfshire ne kete ngjarje si dhe shoferi po udhetonin ne rruge ne drejtim te veriut, duke dale nga nje kthese ne ane te majte, kur shoferi ka bere nje kthese te forte ne te majte, e cila beri qe pesha e automjetit te kalonte menjehere ne krahun e djathte te perparme. Si rezultat i ketij manovrimi te menjehershem dhe kalimit te peshes, automjeti u rrotullua ne krahun e djathte duke thyer xhamin e deres se pasagjerit dhe duke e hedhur shoferin ne toke nga zona e hapur e tavanit. Nderkohe automjeti u rrotullua ne tavanin e tij, u rrotullua mbi shoferin dhe eventualisht u kthye mbi rrota pingul me rrugen. Si rezultat i pjerresise se rruges per poshte ne drejtim te lindjes automjeti eci mbrapsht sic tregohet nga shenjat e gomave qe shkojne nga rruga deri ne pozicionin final te qendrimit te automjetit,

Printoi Dita e 23-te e shtatorit 2008

Kevin.J.Teter Firma e Noterit

Firma data 23.09.2008 Vula e Noterit

"Ne dijeni te pergjegjesise morale dhe ligjore

qe po ndermarr, do ta kryej ate me ndershmeri dhe drejtesi dhe do te ruaj fshehtesine lidhur me te gjitha veprimet qe lidhen me ekzaminimin".

_Printoi Kevin. J.Teter Data 23,09.2008 Firma

Shteti i Virxhinias: Konteja Page.

U paraqit para meje kete dite te 23-te te Shtatorit 2008, Oficeri Kevin.J.Teter dhe firmosi raportin mbi perplasjen e automjetit. Nenshkruar me doren time ne kete dite te 23-te te Shtatorit 2008.

Vula Carol. J. Keyser Butler.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›