Gallak: Bashkimi Evropian kunder ndarjes se Kosoves
Zedhenesja e perfaqesuesit te larte te Bashkimit Evropian per politike te jashtme dhe siguri, Kristina Gallak, u shpreh se BE-ja nuk e ka perkrahur dhe nuk e perkrah idene e ndarjes se Kosoves. Gallak tha se zyrtaret serbe asnjehere nuk e kane ngritur kete ceshtje ne diskutime me BE-ne. Presidenti i Serbise Boris Tadic, u ka thene mediave serbe se, ne rast te shterjes se te gjitha opsioneve per zgjidhjen e problemit te Kosoves sipas planit serb per nje autonomi thelbesore, atehere eshte i gatshem te mendoje per ndarjen e saj. Deklarata e zotit Tadic eshte kundershtuar nga misioni nderkombetar ne Kosove, ndersa kryeministri Hashim Thaci e ka cilesuar idene si "te marre", e cila sipas tij nuk i kontribuon qendrueshmerise ne rajon. Ideja e presidentit serb pason nismen serbe ne Asamblene e Pergjithshme per vleresimin e ligjshmerise se pavaresise se Kosoves. Zedhenesja e BE-se, Kristina Gallak thote se ju takon vendeve te ndryshme ne BE-se qe t'i pergjigjen propozimit dhe ideve qe autoritetet serbe mund te paraqesin. Ajo tha se objektiv dhe pergjegjesi e misionit evropian, EULEX, eshte qe te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves, perkunder kundershtimeve te Beogradit dhe serbeve te Kosoves ndaj tij. "Qendrimi i BE-se rreth ceshtjes se ndarjes se Kosoves eshte i qarte. Ne nuk e kemi mbeshtetur ate ne te kaluaren dhe nuk e mbeshtesim as sot. Prandaj per ne kjo nuk eshte ceshtje", deklaroi zedhenesja e Havier Solanes. I pyetur interesimit te gazetarit se si Bashkimi Evropian e lexonte deklaraten e presidentit Tadic, ajo u shpreh se deklarata e tij eshte e pavlere. Perpos kesaj, duke folur per nismen e Serbise ne Gjykaten Nderkombetare, zyrtarja e larte e BE-se, shpjegoi se kjo tashme eshte nje gje e ditur, Kosova eshte e pavarur pasi edhe shumica e vendeve anetare e kane njohur Kosoven. "Prandaj ceshtja e pavaresise i takon vendeve dhe qeverive individuale. Ceshtja qe e permendet rreth nismes se Serbise do te diskutohet ne OKB ne ditet e ardhshme dhe u takon vendeve te ndryshme ne BE qe t'i pergjigjen propozimit dhe ideve qe autoritetet serbe mund te paraqesin", sqaroi Gallak. Ajo tha se objektiv dhe pergjegjesi e misionit evropian, EULEX, eshte qe te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves, perkunder kundershtimeve te Beogradit dhe serbeve te Kosoves ndaj tij.
Munter: SHBA kunder ndarjes se shtetit te ri
Ambasadori i SHBA-ve ne Beograd, Kameron Munter , duke komentuar deklaraten per ndarjen eventuale te Kosoves te bere nga presidenti Tadic, ka deklaruar se statusi i Kosoves eshte i zgjidhur dhe se SHBA nuk pajtohet me ndarjen e Kosoves. Ai ka bere thirrje qeverise serbe qe te ndihmoje ne shtrirjen dhe funksionalizimin e EULEX-it ne Kosove. "Nje mision i tille do te beje qe Kosova te jete e qendrueshme, ndersa stabiliteti i rajonit eshte ajo qe e duam", ka thene Munter.