E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mozaiku i Elbasanit, jo ne Tirane

Mozaiku qe po zbulohet ne Elbasan, nuk do te udhetoje per ne Tirane. Ende pa perfunduar punimet, kryevepra paleokristiane duket se eshte bere objekt i diskutimeve per fatin qe do te kete ne te ardhmen. Ne nivele te ndryshme te pushtetit vendor dhe ne Bashkine e Elbasanit ka nisur te trashet dyshimi se, pas zbulimit te plote, mozaiku mund te transferohet per te zbukuruar Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Dhe nje shqetesim i tille behet i besueshem edhe per fatin qe pati mozaiku i bukuroshes se Durresit, e cila sapo u zbulua nga arkeologet u transferua ne Tirane. Fakti eshte dekonspiruar pa dashje nga ambasadorja e Frances ne Shqiperi, Maryse Daviet. Ambasadorja pasoi nje vizite te ambasadorit te KE-se, Helmund Lohan. Maryse Daviet organizoi nje takim pa pranine e medias me kryetarin e Bashkise, Qazim Sejdini. Pas takimit, nuk eshte cituar asnje fjale per mozaikun, por ne takimin e realizuar ne prefekture, ambasadorja franceze eshte shprehur: "Ne Bashkine e Elbasanit konstatova friken qe kishte kryetari per fatin e ardhshem te mozaikut. Une mendoj se ai nuk duhet te kete fatin e mozaikut te Durresit. Ai i perket Elbasanit dhe eshte pjese e historise se tij". Punimet per zbulimin e mozaikut ne Elbasan nisen vjeshten e vitit te kaluar. Ishte iniciativa e kryetarit te Bashkise, Qazim Sejdini, qe kembenguli te nisnin punimet ne kete vend. Megjithese dha miratimin, Instituti Rajonal i Monumenteve te Kultures qendroi indiferent. Por, kur u zbulua bazilika me mozaikun dhe elemente te tjere te periudhes paleokristiane ne kete vend, atehere specialistet nuk i rezistuan me tundimit. Zbulimi i konsiderua si ngjarje arkeologjike e vitit. Per vitin 2008 u premtuan fonde dhe punime per zbulimin e plote te objekteve. Megjithate edhe per kete vit eshte Bashkia e Elbasanit, ka akorduar 10 milione leke per vazhdimin e punimeve. F. Salliu

Pushteti lokal ne Elbasan ka lene ne meshire te fatit monumentet e kultures. Ne kete treve ndodhet nje numer i madh objkektesh te cilat jane shpallur monumente kulture dhe per pasoje duhet te ruhen nga shteti. Ne Elbasan ekzistojne keshtjella, kala, bazilika, manastire, kisha, xhami, ura etj, qe jane pjese e madhe e trashegimise kultorore te popullit tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›