E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mozaiku i coptuar i antikorrupsionit

Jemi më pak të të korruptuar se një vit më parë!? Të paktën kështu duket nga indexi shteteve të publikuar nga Transparency International. Sipas këtij raporti Shqipëria ka bërë përparime duke rikuperuar 15 vende. Nga vendi i 126 ku ndodheshim një vit më parë , kaluam në vendin e 111.

Nuk e di nëse duhet të duartrokasim për këtë arritje apo jo. Jemi me pakë të korruptuatr apo jo? Qeveritarët tanë , vjedhin më pak apo jo? Administrata jonë na merr më pak ryshfet apo jo? Gjyqtarët janë më pak të korruptuar apo jo? Dhe sa e sa pyetje të tilla mund të ngrihen në këtë fushë.për të qënë më tëqartë duhet thënë se indexi në fjalë ka një anë tepër positive. Duke patur parasysh se Indexi i transparency international bazohet në perceptimin e publikut për korrupsionin në vend. Ose e thënë ndryshe ne shqiptarët mendojmë se ka më pak korrupsion se një vit më parë në këtë vend. Kjo për disa mund të përkthehet edhe si një sukses i fushatës së mazhorancës dhe qevrisë kundë korrupsionit. Jo pak energji ka harxhaur doktori duke folur për luftën kundër korrupsionit. Tendenca në këtë rast është positive. Sepse po të nisemi nga përvoja e vendeve që kanë patur një betejë të sukseshme me këtë fenomen , rezultate kanë filluar të vinë vetëm në rast se qeveria apo i gjithë aparati shtetëror bashkë me sistemin e drejtësisë mund të rifitojnë besimin e publikut.

Ky raport i besimit mes shtetit dhe individit , është esencial për të arritur një sukses në këtë luftë. Por nëse në këtë rast vërehet se shqiptarët kanë më shumë besim tek qeveria e re se mund ta ulë nivelin e korrupsionit në vend, çdo gjë mund të kthehet në një boomerang nëse ky rezultat I shumë pritur nuk bëhet i prekshëm sa më shpejt për qytetarin e thjeshtë. Pra nëse zhdukjen e korrupsionit e perceptojmë vetëm kur ministrat dhe deputetët nuk vjedhin nga tenderat , kjo në mënyrë direkte nuk ndikon në xhepin e individit të thjeshtë dhe ne të gjithë do të zhgënjehemi kur të shohim se kjo është zhdukur dhe korrupsioni ende na varfëron. Korrupsioni për shumë vjet në këtë vende u kthye në një sistem. Pra pothuajse çdo levë e vogël e këtij shteti që të vihej në lëvizje nga nënpunësi kishte nevojë për ryshfet , për mitmarrje. E pra në këtë rast ka nevojë për një bashkim forcash për ta bërë luftën kundër korruspionit diçka që do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ky bashkim focash në Shqipëri duket ende si një mission i pamundur. Fronti anti korrupsion që duhet të funksiononte i bashkuar , sot është më i përçarë se kurrë më parë. Nga njëra anë është qeveria që e ka marrë përsipër e vetme , luftën , madje aq sa mund të kthejë edhe si një qëllim në vetvete , ndërsa nga ana tjetër është opozita e cila percepton fushatën e qeverisë së djathtë si një gjueti shtrigash. Ndoshta e majta shqiptare ende nuk ka shpëtuar nga kompleksi që trashëgoi gjatë viteve që ishte në pushtet. Ishte kjo e majtë që pati raportin më të keq me luftën kundër korrupsionit. Aq të keq sa mjaftoi që ta çojë në opozitë. Po këtij mozaiku tani i mungon dhe një pjesë tjetër tepër e rëndësishme. Drejtësia ajo që duhet të ishte në ballë të kësaj beteje , nuk po gjen gjuhën e përbashkët me mazhorancën për të qënë partnere në këtë betejë. Në raportin e fundit për sistemin e gjyqësorit në Shqipëri të publikuar pak ditë më parë nga OSBE, gjyqësori shqiptar ishte vlerësuar si më i korruptuari në Evropë ndoshtra dhe më gjërë.

Gjykatat shqiptare , kanë një nivel jashtëzakonisht të ulët të besueshmërisë në publik. Shumica e shqiptarëve e dinë shumë mirë që për të fituar një gjyq , mjafton ti falësh gjyqtarit një shumë të majme parash. Për gjithë këto vite në shqipëri edhe pse është folur shumë për luftë kundër korruspionit, (këtë e bënin edhe socialistët ndonjëherë) , nuk është rregjistruar asnjë vendim i formës së prerë nga gjykatat e këtij vendi për zyrtarë të korruptuar. Sigurisht që gjykatësit janë hallka e fundit e këtij procesi dhe puna në gjyqësor në këtë drejtim duhet të fillojë nga prokuroria. Organi i akuzës duhet të jetë hallka më e rëndësishme e proçesit. Janë pikërisht prokurorrët ata që duhet të plotësojnë dosjet e akuzës për të korruptuatrit. Por e vërteta në këto vite ka qënë shumë ndryshe. Nuk është dëgjuar që kjo prokurori të çojë deri në fund një dosje korrupsioni. Ndërkohë që sot jemi dhe në një situatë akoma më të vështirë. Kemi një prokuror të përgjithshëm që nuk konsiderohet partner nga ana e mazhorancës në luftën kundër korrupsiuonit dhe krimit. Madje përplasja ka shkuar edhe më tej. Mazhoraca ka shprehur qartë vullnetin se nuk do të bashkëpunojë me kryprokurorin. Ndoshta po duket shumë e errët tablloja që po paraqes, por është mëse llogjike të mos besosh në eleminimin e këtij fenomeni kur sheh se hallkat që duhet të marrin pjesë në luftën kudër tij , janë në luftë kundra njëra-tjetrës. Po ti shtojmë gjthë kësaj dhe faktin që qeveria nuk ka ende një strategji kombëtare për të luftuar korrupsionin , ku të përcaktohen qartë afatet dhe nismat që duhet të ndërrmerren atëherë gjërat duket se nuk janë dhe aq në rrugën e duhur. Do të ishte shumë e vështirë të besonin se një vit më vonë do ishim 15 vende të tjera më lart në renditje. Sa mirë do kishte qënë sikur me këtë ritëm pas 6 vitesh të ishim në një nivel me Danimarkën. Ëndërrr e largët apo jo?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›