Kosova dhe statusi i saj
Të gjithë shqiptarëve në botë cdo ditë dhe më tepër u shtohet ankthi i pritjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
Eshtë ky ankth që na ka mbuluar prej vitesh, por ndofta dhe prej dekadash, qe kur fuqitë e medha të vitit 1913, vendosën të ndanin tokën e Dardanisë nga toka mëmë Shqiptare.
Në vitin 99-te kur avionet e NATO-s, fluturuan mbi token Serbe për ti thënë, mjaf ju duruam, mjaft pret dhe vratë njerez të pafajshëm, mjaft dëbuat dhe zhduket familje të tëra, çdo zemër shqiptari me ngashërim dhe përlotje uronte mirëseardhjen Aleancës Atlantike.
E dinim dhe shpresonim se ushtarët e ushtrisë që mbi kokën e tyre mbajn kaskat ngjyrë blu, po sillnin me vete lirinë e munguar prej shumë e shumë vitesh.
Si dëshmi i këtij besimi, e shpresës se venitur në harresen e gjatë e të mundimshme, si dëshmi e një dashurie për vendin e tyre, si dëshmi e një respekti të ndihms ndaj një populli të vuajtur, ishte dhe rikthimi në tokën e të parëve të mëse 1 milion kosovarëve qe ishin kthyer në refugjat në mbarë botën.
Ne kthimin e tyre po ti shikoje në sy këto njerëz që kishin provuar genocidin me barbar të sllavëve Serb, do shihje se ato kishin fshirë lotët e vuajtjeve për ti thënë Kosovës po vijmë për mos tu ndarë me kurrë.
Në kthimin e tyre do shihje zemra nënash që u thonin bijve të tyre të vrarë; Flini të qetë bij, dëshira juaj u plotësua.
Ne kthimin e tyre do shihje nuse të veja, ku zgjodhen si shtrat bashkëshortor tokën kosovare, dhe u thanë burrave te tyre; Çohuni, Adem Jashari ju pret.
Në kthimin e tyre do shihje fëmijeëqe lufta për liri i la jetime,por ato nuk donin ta mendonin nje gje të tillë sepse e dinin se gjaku i baballarëve të tyre nuk ishte derdhur kot.
Ne kthimin e tyre buronte një urim; Kosovë, e gëzofsh lirinë.
Me ketë urim i gjithë populli i Kosovës hapi një faqe të re të historisë, që do ishte më e bukur, që do ishte më e lumtur, larg barbarisë nacionalisto-sllavo-serbe.
Dhe çdo moment na vete mendja se kur do ngrihet flamuri në tokën Kosovare të lirë. Na vete mendja se kur flamuri i shtetit Kosovar do ngrihet në selinë e Kombeve të Bashkuara, që dhe ata të jenë pjesë e popujve që duhet tju dëgjohet zëri.
Ky ankth shtohet dhe më tepër kur sheh se dhe dy muaj na ndajnë nga viti 2006, vit në te cilin eshte thënë se do marri fund dhe percaktimi final e statusit te Kosoves.
Dhe ankthi shtohet kur sheh se ne bisedimet ndermjet paleve Kosovare dhe atyre Serbe nuk po sjellin asgje, vetem demagogji fjalesh e deklaratash, dhe humbje kohe.
Kur shohim palen Serbe, qe na kujton fjalen e urte; ujku qimen e nderron, por zakonin se harron, duke bere kushtetuta nacionaliste, te tipit millosheviçian, me te drejte pyesim; Cfare presin me negociatoret ??
Dje morem vesh se ne nje fare raporti te kryenegociatorit Ahtisari te dhene ne OKB, ne zyren e kryetarit ne largim Kofi Annan, ishte permendur nje pike mbi statusin ku mendohej jo per formimin e nje shteti te pa m'varur, por as bashkim me Serbine.
Dhe na shkoj mendja tek propozimi djallezor i vazhduesve te ideve te kasapit Sllovodan, ku kishin thene ne nje takim mes paleve se ata kishin gjetur formulen e zgjidhjes; Jo pamvaresi, me shume se atonomi.
Si pa dashur me shkoj mendja tek kali i Trojes. Tek ai kale qe ju duk si nje dhurate trojaneve, por ne te vertet ishte shkaterrimi i tyre.Dhe bera nje krahasim midis negaciatorit Ahtisari dhe kalit te Trojes,se di as vete se si per nje cast mu duken te ngjashem.
Nuk dua te besoj se ky eshte mendimi final i njeriut laurat per cmimin Nobel te paqes.
Ndofta eshte levizje politike te tipit; mishi te piqet, dhe helli te mos digjet, por eshte levizje e dobet dhe anon nga ana e te keqit.
Kjo levizje ne te ardhmen mund te shkaktoje dhe dhune te brendeshme ne Kosove, me te cilen askush nuk eshte dakort,por askush nuk mund te jap siguri se nuk mund te ndodhe.
Asnje njeri ne gadishullin Ballkanik, nuk e deshiron dhunen.
Por asnje njeri ne vatren e nxehte te konflikteve etnike nuk deshiron te behet rob e tjetrit, dhe te vuaj sic kane vuajtur shqiptaret e Kosoves, apo dhe me gjere.
Shpresoj qe Ahtisari te kete lexuar mire historine e Ballkanit, dhe vecanerisht ate te shqiptareve te Kosoves, perpara se te mirrte detyren e negociatorit.
Nje gabim ne perfundimin e ketij statusit mund ti kushtonte karieren kandidatit per cmimin e paqes, por dhe me keq, mund qe historia e Ballkanit ta shenoje ne faqet e saja te erreta kete negocjim.
Kosova nuk kerkon lemoshe, por drejtesi.
Kosova nuk kerkon dhune por paqe.
Dhe paqe per Kosoven, per mbare rajonin, do te thote dhenie e statusit pa kushte per formimin e nje shteti te pa m'varur nga askush.
Aty ne token Dardane jane Jasharajt, nuk jane shuar. Po presin.