Pavarësia pa sovranitet
Pavarësia e kushtëzuar si opsion minimal, për bashkësinë ndërkombëtare ka qenë në "qarkullim" që në startin e bisedimeve shqiptaro-serbe. Mirëpo, ky është një opcion i papranueshëm për palën shqiptare, sepse ndër të tjera, e lë Kosovën pa karrige në Kombet e Bashkuara. Me pavarësi formale Kosova do të bëhej shtet sovran, me sovranitet të jashtëm të plotë (vendi në OKB), ndërsa, sa i përket sovranitetit të brendshëm, forcat ndërkombëtare do të qëndronin në Kosovë edhe për një kohë të caktuar. Në rastin e pavarësisë së kushtëzuar, Kosova do të mbetet pa vend në OKB dhe me ushtrinë e huaj.
Dy muaj para përfundimit nominal të bisedimeve për statusin final të Kosovës, është tashmë e qartë se do të pasojë ajo që është cilësuar si "zgjidhje e imponuar". E tërë rrjedha e ngjarjes që nga fillimi i bisedimeve teknike mes dy palëve, shqiptare dhe asaj serbe, në fillim të vitit që po mbaron, është zhvilluar në drejtim të zgjidhjes së tillë. "Dëshirojmë që dy palë të arrijnë konsensus, që shqiptarët dhe serbët, të cilët së bashku marrin pjesë në negociata, të arrijnë deri te rezultati, por, nuk besoj shumë në këtë, andaj, mendoj se Marti Ahtisari, në bazë të negociatave që i zhvillon me të dy grupet, do të dalë me propozim. Supozoj se do të shkohet kah pavarësia, por, ndoshta, jo edhe me sovranitet të plotë”, deklaroi javën që shkoi Karl Lamers, raportues për Ballkanin i Kuvendit Parlamentar të NATO-s, për Deutsche Welle. Pas vizitës që i ka bërë Kosovës delegacioni i parlamentarëve nga vendet e NATO-s, është fituar përshtypje e qartë se në Kosovë mbretëron tensioni për shkak të rezultatit të pritur të bisedimeve mbi statusin final. "Mendoj se duhet t`i përmbahemi planit i cili është paraparë…, dhe, nëse është e mundur, asgjë nuk duhet shtyrë…" ka komentuar ai lidhur me situatën e re që është krijuar si pasojë e shpalljes së Kushteutëa së Serbisë. Lamersi ka shprehur bindjen se opcioni çfarëdo që të jetë, do të pranohet nga të gjithë, pa dhunë dhe çrregullim. Ai, njëkohësisht, e ka akuzuar Beogradin zyrtar dhe Moskën se i "gërgasin" serbët e Kosovë.
Është më se e qartë se bashkësia ndërkombëtare e ka "shlyer" nga rendi i ditës opcionin e pavarësisë së plotë, ose, ndryshe, pavarësisë formale, opcion i cili ndoshta, kurrë as që ka qenë e mundur të bëhet real, përkundër optimizmit dhe qëndrimit të pakompromis të të ndjerit presidentit Rugova. Mbase, pavarësia e kushtëzuar si opcion minimal, për bashkësinë ndërkombëtare ka qenë në "qarkullim" që në startin e bisedimeve shqiptaro-serbe. Mirëpo, ky është një opcion i papranueshëm për palën shqiptare, sepse ndër të tjera, e lë Kosovën pa karrige në Kombet e Bashkuara. Me pavarësi formale Kosova do të bëhej shtet sovran, me sovranitet të jashtëm të plotë (vendi në OKB), ndërsa, sa i përket sovranitetit të brendshëm, forcat ndërkombëtare do të qëndronin në Kosovë edhe për një kohë të caktuar. Në rastin e pavarësisë së kushtëzuar, Kosova do të mbetet pa vend në OKB dhe me ushtrinë e huaj.
Sa i përket rolit të Beogradit dhe Moskës (tradicionale kur është fjala për Ballkanin), zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë edhe fundi i nxitjes së konflikteve në Ballkan për interesat e politikës globale ruse. Siç është shprehur Lamersi, "instrumentalizimi politik nga Moska, përmes Beogradit, depërton deri në Prishtinë".