E Diel, 1 Nëntor 2026

Mozaiku me kafe rekordi i ri i Saimir Stratit

Një tjetër rekord ka vendosur të thyejë Saimir Strati me mozaikun e tij më të fundit.

Artisti prej disa ditësh i ka hyrë një aventure të re pas 5 rekordeve që mban në librin "Guinness".

Një sipërfaqe prej 25 metra katrorë ka filluar të mbushet me kokrra kafeje të cilat pretendojnë nga artisti Strati të thyejnë rekordin e mbajtura prej tij një vit më parë me kartëmonedhën më të madhe në botë me vida metalike.

Rekordi i parë i artistit Strati u shënua në vitin 2006, me mozaikun ne gozhdë, qe mban portretin e "Leonardo Da Vinçi".

Rekordin e dytë e shënoi në 2007-ën me një mozaik me kunja dhëmbësh, të tretin rekord e shënoi në 2008-ën me mozaikun me tapa shishesh të titulluar “Mediteranea”, të katërtin një vit më parë me mozaikun kushtuar “Michael Jackson”.

Me mbetje industriale, me sende që përdoren në përditshmërinë tonë, Strati ndërton mozaikë të dimensioneve të mëdha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›